Shkurt.ch
Anglishtja gjuhë e parë e huaj në vend të frengjishtes
Deputetët me shumicë votash kanë vendosur që nxënësit të mund të zgjedhin që ta mësojnë anglishten në vend të frëngjishtes ose italishtes
Nxënësit që ndjekin mësimin në shkollat e Zvicrës, në të ardhmen mund të zgjedhin anglishten si gjuhë të parë të huaj. Pra, ata nuk do ta kenë detyrimisht njërën nga gjuhët e vendit si gjuhë të parë pas gjuhës amtare.
Dhoma federale e Parlamentit Nacional ka hedhur poshtë një propozim të bërë nga Partia e Gjelbër që do ta bënte të detyrueshme zgjedhjen e gjuhës frënge si gjuhë e parë e huaj për nxënësit gjermanofonë dhe anasjelltas.
Deputetët me shumicë votash kanë vendosur që nxënësit të mund të zgjedhin që ta mësojnë anglishten në vend të frëngjishtes ose italishtes.
Dhoma Federale po ashtu ka hedhur poshtë një propozim që kërkonte përdorim më të madh të gjuhës standarde gjermane (hochdeutsch) në vend të dialektit, në radion dhe televizionin zviceran.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës