Shkurt.ch
Ammann: Nuk ka pako ndihmash për ekonominë
Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit kanë ardhur 130 kërkesa të firmave të ndryshme për ndihma financiare
Nuk do të ketë njëherë për njëherë “pako ndihme” për ekonominë zvicerane, të goditur nga frangu i fuqishëm. Këtë e ka thënë ministri zviceran i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann për gazetën “Matin Dimanche”.
Sipas tij, duhet që së pari të priten efektet e pakos së parë të ndihmave. Ajo qe miratuar nga Parlamenti Federal në fillim të sesionit të tij vjeshtor dhe përbëhej nga 870 milionë franga.
“Ne po presim derisa të shpaloset i gjithë efekti i saj”, ka thënë Ammann.
Departamenti që drejton ai, ka marrë shumë kërkesa nga firma të ndryshme për mbështetje financiare. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit në adresë të tij kanë ardhur 130 kërkesa të tilla.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor