Futboll

Amir Rrahmani, me notë në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe si mysafir në 1/8 e finales në UEFA Champions League kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 0 me 2, përcjell albinfo.ch.

Në këtë ndeshje luajti edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani – i cili sipas “sofascore” kap notën e lartë të paraqitjes deri në 7.6.

Rrahamni ishte lojtari i tretë me notën më të madhe në këtë ndeshje, i pasi ishte mbrojtësi Giovanni Lorenzo (8.6) dhe Min-jae Kim (8.4).

Ndeshja e kthimit në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ do të zhvillohet më 15 mars, nga ora 21:00.