Lajme

Ambasadori i Kosovës në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën

Ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana, po qendron në Salzburg të Austrisë, ku po përcjell gjendjen e të lënduarve.

Në një prononcim për platformën Albinfo, Pllana konfirmoi se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Ai është shprehur se disa prej tyre kanë marrë lëndime serioze, kurse 7 prej udhëtarëve janë liruar për rrugëtim të mëtejshëm.

Vlen të theksohet se të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin Qendror të Salzburgut. Ambasadori ka theksuar se është duke bërë përpjekje për t’i vizituar personalisht, por për shkak të masave të pandemisë që janë ndaj vizitorëve nëpër spitalet austriake, nuk i dihet nëse janë të lejueshme.

Shkaqet e aksidentit, sipas autoriteteve austriake, janë teknike, por ende nuk ka një raport për të vërtetuar të gjitha detajet. /Albinfo.at

Për edhe:

Ishin duke udhëtuar, 20 mërgimtarë të lënduar në aksidentin në Austri

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Detaje të reja nga aksidenti në Austri, flasin nga kompania