Lajme

Ambasadori Gjoni pret në takim pianisten shqiptare në Zvicër

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni, ka pritur në takim pianisten e njohur shqiptare, Ermira Lefort, e cila prej më shumë se tre dekada jeton në Zvicër, bëhet e ditur në njoftimin nga ambasada, përcjell albinfo.ch.

 

Në bazë të njoftimit, vlerësohet kontributi i saj në promovimin e vlerave kulturore të kombit shqiptar, jo vetëm në Zvicër, por në shumë vende te Evropës dhe më gjerë.

 

Për këtë kontribut dhe për vlerat artistike, si dhe për promovimin në mbrojtjen gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare kudo, Ambasadori i akordoi pianistes Lefort një Çertifikatë Mirënjohjeje me motivacionin për “Për Kontributin e Çmuar në Promovimin e Vlerave të Kombit Shqiptar në Botë”.