Shkurt.ch
Alo, a mund ta vras hajnin!
Alo, a mund ta vras hajnin? … Me këto fjalë, 18-vjeçarja Sara Daun McKinley është paraqitur në numrin e policisë 911, në afërsi të qytetit Oklahoma të SHBA-ve, në momentin kur hajnat u përpoqën të hyjnë në kamp shtëpizën, në të cilën ajo ishte vetëm me fëmijën e saj tremuajshe.
McKinley,derisa vazhdonte biseda ajo mbante një pushkë në dorë gati për të shtënë.
Shërbimi emergjent nuk i kishte dhënë ndonjë përgjigje plotësisht pozitive, por ajo është këshilluar të veprojë drejtë për të mbrojtur fëmijën e saj.
Kjo përgjigje kishte mjaftuar për nënën e re, e cila qëlloi hajnin në momentin kur ai po provonte thyerjen e derës, duke vrarë atë në vend të ngjarjes.
Hajni kishte një thikë me vete, dhe me të ishte edhe një tjetër që kishte ikur pas të shtënave.
“Unë kisha vendosur se jeta e të cilit është më e rëndësishme, në qoftë se jo e djalit tim, atëherë e hajnit. Natyrisht unë zgjodha fëmijën tim”, ka thënë Sara për mediet lokale.
Sipas policisë, Sarah nuk do të dënohet, sepse sipas ligjeve lokale, gjithkush ka të drejtë të mbrojë pronën e tij, dhe ka të drejtë të shtije me armë në ata persona që hyjnë me forcë dhe që përbëjnë kërcënim për jetën.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara