Shkurt.ch
Aleanca Kuq e Zi: Investoni në shkollat shqipe në Diasporë
Aleanca kujton se rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Greqi, 2 milionë në Turqi e qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Evropës
Në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Aleanca kërkon buxhet të ri për shkollat shqipe, në vendet ku jetojnë emigrantë shqiptarë.
Në këtë letër Aleanca Kuq e Zi ka shprehur shqetësimin për rrezikun e asimilimit të emigrantëve shqiptarë në diasporë.
Aleanca kërkon të investohet për gjuhen shqipe, duke kujtuar se fëmijët e emigrantëve po humbin dalëngadalë gjuhën e të parëve të tyre.
Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës të financojnë në ngritjen e shkollave shqipe në Greqi, Turqi dhe çdo shtet tjetër ku numri i shqiptareve është masiv dhe ka kërkesa të gjëra për arsimim shqip.
“Shteti duhet të mbrojë shqiptarët kudo që janë. Greqia sot është në krizë, por gjen mundësi për të financuar shkollat greke”, thuhet në letër.
Sipas Aleanca Kuq e Zi, rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Greqi, 2 milionë në Turqi e qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Evropës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor