Shkurt.ch
Alain Berset, kandidati i dytë për vendin e Calmy-Rey
Ai është 39 vjeç, politikan me profesion dhe deputet në Dhomën e kantoneve të parlamentit të Zvicrës, ku përfaqëson kantonin e Freiburgut
Pas kandidatit nga kantoni Valis, Stephane Rossini, i cili për postin vakant të Micheline Calmy-Rey në Qeverinë Federale kishte kandiduar dje, sot ka shpallur kandidaturën për të njëjtin post edhe politikani i radhës i SP-PS-së, Alain Berset.
Berset është 39 vjeç, politikan me profesion dhe është deputet në Dhomën e kantoneve të parlamentit të Zvicrës, ku përfaqëson kantonin e Freiburgut. Për kandidimin e tij është folur që ditën kur Calmy-Rey kishte dhënë dorëheqjen, dhe për shumëkënd, Berset është favorit numër një për postin në qeveri.
Mediet zvicerane e vlerësojnë lartë paraqitjen e tij dhe nivelin me të cilin ai bën politikë në dhomën e kantoneve. Për shkak të maturisë, ai gëzon simpati edhe në kampin e djathtë.
Alain Berset jeton në Belfaux të Friburgut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor