Kosova

Aksident, humbin jetën dy persona në rrugën Gjilan – Ferizaj

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident

Në orët e vona të së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë, si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy persona në rrugën Gjilan – Ferizaj, në fshatin Budrigë e Epërme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se vetura e tipit BMW me targa 06 humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt, me ç’rast u përplas me makinën Seat-Leon me targa BU, shtetas i Serbisë me kombësi shqiptare.

Ndjekni më poshtë njoftimin e dhënë nga policia.

“Më 04.10.2019  rreth orës 22:40  ne rrugën e Ferizajit, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime të rënda, ku të përfshira kanë qenë dy vetura: Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës BMW me targa 06, shqiptar, shtetas i Kosovës, dyshohet duke mos e përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundërt, ku me anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Serbisë, veturë e cila në atë moment lëvizte në drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore me pasoja fatale pësojnë dy pasagjeret e veturës BMW, që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e të dy veturave. Pas ndihmës në QE-Gjilan të lënduarit transferohen ne QKUK-Prishtinë”, përcjell albinfo.ch.