Lajme

Agjencia e punës, jo para vitit 2015

Themelimi i Agjencisë për punësim është nevojë e ngutshme për Kosovën. Megjithatë, duket se kjo agjenci nuk do të jetë gati para vitit 2015

Komisioni për Punë dhe Mirëqenie Sociale i ka dhënë dritën e gjelbër Ligjit për formimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesja e grupit punues të këtij ligji, Time Kadriaj, ka thënë se ideja e formimit të kësaj agjencie në fillim është kundërshtuar, mirëpo pas ndryshimeve në ligj, ka ndikuar që t’i jepet përkrahje formimit të kësaj agjencie, shkuan koha.net.

Kadriaj ka thënë se kjo agjenci do të marrë një pjesë të kompetencave që tani i mban Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe se aty, përpos transferimit të stafit, do të ketë edhe punësime të reja. Mirëpo, nisja e punës së kësaj agjencie do të mund të ndodhë vetëm në janar të vitit 2015.