Shkurt.ch

Abuzuesit seksualë të fëmijëve do të ndiqen tërë jetën

Abuzimi seksual me fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk vjetërsohet, Abuzuesit do të ndiqen nga ligji deri në fund të jetës

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me shumicë votash, 144 me 43 ka vendosur që abuzimi seksual me fëmijët deri në moshën 12 vjeçare është vepër penale që nuk vjetërsohet. Me këtë vendim, abuzuesit në fjalë do të ndiqen nga ligji deri në fund të jetës së tyre.

Ndërkaq, u hodhën poshtë kërkesat e disa deputetëve që ky ashpërsim të vlejë edhe për fëmijët e nga mosha 14 ose 16 vjeçare.

Debatimi i kësaj teme ishte treguar i nevojshëm pasi që në vitin 2008 populli me referendum kishte vendosur me shumicë për mos vjetërsimin e lëndëve që kanë të bëjnë me abuzimin seksual të fëmijëve. Teksti i iniciativës së pranuar atëbotë është jo sa duhet i konkretizuar me terje juridike.

Çështja tash shkon në adresë të Dhomës së kantoneve për aprovim.