Lajme
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega në Zvicër e kësaj partie sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka dhënë detaje në lidhje me këto zgjedhje, transmeton albinfo.ch.
“Sot, AAK – Dega në Zvicër, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur edhe strukturat e reja drejtuese, kryetari dhe kryesia. Në praninë e 50 delegatëve, Ndrec Thaqi mori besimin për udhëheqjen e Aleancës në Zvicër. Gjithashtu është zgjedhur kryesia e re. Me një pjesëmarrje prej qindra delegatëve gjatë gjithë procesit, janë zgjedhur kryetarët e rinj në këto kantone: Luzern – Rexhep Salihaj, Bernë – Feriz Tolaj, Schwyz – Leonard Gjokaj, St. Gallen – Avdyl Muçaj, Gjenevë – Driton Molliqaj, Argau – Nuard Buzhala, Lozanë – Zen Bajrami, Schaffhausen – Mujë Demhasaj, Valais – Besim Kadriaj, Zurich – Korab Gashi”, ka shkruar ai.
Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se AAK-ja po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës