Shkurt.at
“A1” i beson shërbimet në kohë të pandemisë kompanisë “AT Mobilfunk”, pronë e shqiptarit
“Kompania jonë “AT Mobilfunk GmbH” është zgjedhur nga “A1 Telekom” në Austri si partneri më i besueshëm për shërbimet në telekomin e “A1” për Landet: Salzburg, Vorarlberg dhe Tirol"
Sikundër shtetet tjera në Evropë, edhe Austria është duke u përballur me krizën e madhe të pandemisë së Coronavirusit.
Kompanitë e mëdha austriake janë duke u munduar të mbajnë normalitetin e punës. Në këto përpjekje, edhe kompanitë shqiptare janë duke dhënë kontributin e tyre të çmuar në këtë kohë krize në Austri, shkruan albinfo.ch.
Kompania e njohur austriake e telekomit “A1” ka angazhuar kompaninë “AT Mobilfunk” të udhëhequr nga kryetari i Rrjetit në Tirol, Ajet Tahiri, për të punuar bashkë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar si pasojë e pandemisë”, shkruan Albanian Global Diaspora Business Network, faqe e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, përcjell “albinfo.ch”.
Këtë informatë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i kësaj kompanie, Ajet Tahiri:
“Kompania jonë “AT Mobilfunk GmbH” është zgjedhur nga “A1 Telekom” në Austri si partneri më i besueshëm për shërbimet në telekomin e “A1” për Landet: Salzburg, Vorarlberg dhe Tirol gjatë situatës aktuale të krizës së pandemisë. Për ne është një nder dhe një detyrim”, raporton albinfo.ch.
Muajin e kaluar revista “albinfo.at” në Austri ka botuar një shkrim të zgjeruar për punën dhe sukseset e Ajet Tahirit dhe kompanisë së tij “AT Mobilfunk” me seli në Innsbruck.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.at
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës