Integrimi
Kërcënimi me vetëvrasje nuk e shpëton kosovaren nga dëbimi
Gruaja kosovare kishte keqtrajtuar rëndë vajzën e saj 17 vjeçare dhe e ka sjellë atë në gjendje të rrezikut për jetë
Humb betejën para Gjykatës Federale një nënë e cila e kishte rrahur brutalisht vajzën e saj të vogël dhe për këtë arsye kishte humbur edhe lejen e qëndrimit. Kërcënimi i saj se do të bënte vetëvrasje nuk e ka shpëtuar nga dëbimi.
Në janar të këtij viti, Gjykata Federale kishte mbrojtur një vendim të autoriteteve të migracionit të St.Gallen duke konfirmuar dëbimin e një femre kosovare të moshës 43 vjeçare.
Një nënë e rrezikshme
Gruas i ishte tërhequr leja e qëndrimit dhe ishte dënuar për shkak të rrezikimit të jetës, shkaktimit të lëndimeve trupore dhe delikteve të tjera. Gruaja kosovare kishte keqtrajtuar rëndë vajzën e saj 17 vjeçare dhe e ka sjellë atë në gjendje të rrezikut për jetë.
Gjykata e qarkut See-Gaster doli me vendimin e saj dhe gjeti fajësime të rënda. Nëna ia kishte përplasur vajzës brutalisht tri herë kokën për radiator të banjës, para se ta qëllonte atë rreth 20 herë me rryp në kokë, krahë dhe në këmbë. Ajo e kishte kërcënuar të bijën edhe me një thikë. Po ashtu e ka goditur edhe me kabllo elektrike. Kur vajza kishte provuar t`ia rrëmbente kabllon, ajo e kishte kafshuar në krahun e djathtë dhe ia kishte shkulur një tufë flokësh, njofton “albinfo.ch
Si përfundim ajo ia kishte vendosur kabllon rreth qafës dhe duke e tërhequr zvarrë vajzën e saj gati sa nuk e ka mbytur.
Nuk i vazhdohet leja e qëndrimit
Nëna kosovare ka kërkuar disa herë radhazi për ta zgjatur lejen e qëndrimit dhe që t`i bëhet e mundur për të vazhduar qëndrimin e saj në Zvicër. Por autoritetet e St. Gallen-it e kanë refuzuar kërkesën e saj.
Ndërkohë kosovarja ka njoftuar edhe Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut. Në ankesën e saj të re në Gjykatën Federale, ajo ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje nëse i duhet të lëshojë Zvicrën.
“Një kërcënim apo një veprim i rrezikshëm që një person mund t`i japë fund jetës së tij për shkak të mos vazhdimit të të drejtës së qëndrimit, nuk është bazë për ndalimin e deportimit”, thotë Gjykata Federale, transmeton “albinfo.ch”
Në raste të tilla, autoritetet zvicerane janë të detyruara të marrin masa parandaluese dhe konkrete për kthim, si për shembull kujdesi mjekësor, për të siguruar se jeta dhe shëndeti i personit në fjalë nuk është prekur. Zbatimi i kësaj mase duhet të jetë i planifikuar dhe i kryer me shumë kujdes.
Në rastin konkret deportimi nuk mund të ndalohet, pasi që edhe në Kosovë ka institucione të cilat merren me parandalimin e vetëvrasjes dhe kujdesin psikologjik dhe psikiatrik. “Do të ju mbetet mjekëve për të përcaktuar se kur e ankuara duhet të konsiderohet si e aftë për të udhëtuar në vendlindjen e saj”, thotë vendimi nga Lozana.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor