Integrimi
Kështjella e Parlamentit zviceran
Kështjella Pepshi, “Miss Kosova 2010” është nominuar kandidate për deputete në Parlamentin e Zvicrës. 28 vjeçarja shqiptare e cila jeton në Bernë beson se përvoja e saj e modelimit do ta ndihmojë edhe në politikë
Emri saj është Kështjella. Ky emër e bën atë edhe më të fortë, të fuqishme dhe të palëkundur në rrugën që ka zgjedhur për kandidate në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës që do të mbahen në muajin tetor. Kjo është Kështjella Pepshi, vajza shqiptare nga Berna e cila deri më tash është e njohur për konkurse bukurie dhe sfilata mode.
Kështjella është e përgatitur politikisht për të kërkuar votën e elektoratit zviceran. Thotë se është rritur në frymë politike pasi që edhe nëna e saj Ziza Pepshi është marrë gjithmonë me aktivitete politike. Ajo është e gatshme që projektet e saj t`i shpalosë para elektoratit zviceran dhe në debate televizive. Kështjella është e bindur se në këtë garë do ta ketë edhe përkrahjen e madhe të shqiptarëve të cilët kanë të drejtën për ta votuar.
E palëkundur në synimet e saj
“Unë vazhdoj të mbetem Kështjellë, e palëkundur në synimet e mia. Kam përgatitje politike dhe jam e bindur se projektet e mia në parlament do të jenë të përkrahura si nga zviceranët ashtu dhe nga pala shqiptare”, thotë Pepshi për “albinfo.ch”.
Vajza me origjinë nga Kosova e cila është propozuar nga partia shqiptare PSHDK për kandidate të partisë zvicerane CVP, premton se do të jetë zëri i të rinjve në parlament dhe veçanërisht i komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër. “Synimet e mia janë që të paraqes projekte në komisionin parlamentar që të ndihmohen të rinjtë në përgjithësi për një integrim edhe më të mirë. Të rinjtë duhet të janë më afër shoqërisë dhe duhet t`i shmangen virtualitetit i cili po e dëmton shoqërinë tonë. Synim tjetër i imi është që për nënat lehona të bëhet një ligj i cili do t`ua mundësojë rritjen e fëmijëve të tyre. Nënat janë ato që e rrisin natalitetin e një vendi, por nuk duhet që fëmijët hapat e parë t`i marrin nga një frymë tjetër, por të jenë nënat ato që do t`u qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre”, shprehet Kështjella e cila pohon se ka edhe shumë synime të tjera të cilat do t`i paraqesë gjatë fushatës parazgjedhore.
Çfarë kanë të përbashkët garat e bukurisë me garat politike?
Ish “Miss Kosova 2010” kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Univerese” në Las Vegas. Po ashtu ajo ka qenë edhe pjesë e konkurseve të bukurisë të kantonit të Solothurn-it dhe të Bernës në vitin 2010 ku kishte arritur të renditej në top 5.
Por, çfarë kanë të përbashkët garat e bukurisë me garat politike? Kështjella përgjigjet: “ Të dyja janë sfida në të cilat duhet të japësh gjithë potencialin tënd për të treguar vlerat tua. Bukuria kur shoqërohet me ndërgjegje e mençuri, shkëlqen dhe harmonizohet me politikën. Bukuria e mençur është ambasadore e vërtete të politikës”.
Kështjella beson fuqishëm se tiparet e bukurisë i ka gërshetuar mjaft mirë me politikën dhe në fushatë elektorale do të dalë me projekte konkrete të cilat do të pranohen fuqishëm edhe nga populli zviceran.
Edhe nëse Kështjella do të bëhet deputete në Parlamentin e Zvicvrës, ajo thotë se nuk do të largohet tërësisht nga skenat e modës, por sigurisht se do të jetë më pak e pranishme për shkak të angazhimeve të saj të tjera dhe obligimeve që ka ndaj publikut dhe atyre që ia kanë besuar votën.
Bukuria e mençur
“Bukuria kur shoqërohet me ndërgjegje e mençuri, shkëlqen dhe harmonizohet me politikën. Bukuria e mençur është ambasadore e vërtete të politikës”, thotë ajo. Kështjella beson fuqishëm se tiparet e bukurisë i ka gërshetuar mjaft mirë me politikën dhe në fushatë elektorale do të dalë me projekte konkrete të cilat do të pranohen fuqishëm edhe nga populli zviceran.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor