Integrimi
Egzon Zhuta: Integrimi nuk është punë e shtetit por e jona
Intervistë me kandidatin e të rinjve të FDP-së së St. Gallenit për zgjedhjet nacionale, inxhinierin Egzon Zhuta
Egzon Zhuta është kandidat tipik i partisë që përfaqëson, FDP-së. Ai bart vlerat në të cilat mbështetet kjo parti, si liberalizmi në ekonomi, vetiniciativa dhe mosvarja nga shteti. Si i tillë, Egzon Zhuta thotë se as integrii i të huajve nuk duhet të jetë barrë e shtetit por e atij që do të integrohet.
Albinfo.ch: Ju jeni kandidati i vetëm shqiptar në listën e të nominuarve të Partisë Liberale (FDP) në kuadër të kantonit St. Gallen. A mund të na thoni si është pritur nominimi juaj brenda partisë dhe anëtarëve të këtij subjekti?
Egzon Zhuta: Nominimi nuk erdhi pse unë jam shqiptar, por për arsye se jam angazhuar shumë këto dy tri vitet e fundit për partinë. Kandidatët nuk u nominuan për listën zgjedhore duke ju shikuar përkatësinë etnike, por duke ju shikuar e vlerësuar angazhimi politik. Ne jemi të vetëdijshëm që kandidojmë në listën e të rinjve të FDP-së dhe që shanset tona për fitore realisht nuk do të jenë të mëdha, por ne e shfrytëzojmë këtë kandidaturë për të mbledhur përvojë për zgjedhjet kantonale që do të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm. Qëllimi im është që të marr një pozicion të fortë në kuadër të komunës apo të zë një vend si deputet kantonal.
Albinfo.ch: Fushata elektorale ka filluar edhe zyrtarisht, sa jeni ju aktivë, cilët janë votuesit që ju i kërkoni nëpër takime dhe me çfarë tema zgjoni vëmendjen e tyre?
Egzon Zhuta: Rrjetet sociale, interneti është një mjet i mirë për të shtrirë aktivitetin tonë elektoral. Pastaj kemi degët e partisë ku ne shkojmë e prezantohemi nëpër evente e organizime të tyre, sepse shumicën e votave, ne mendojmë se do t`i marrim prej anëtarëve tanë. Unë realisht interesohem më shumë për tema ekonomike, këtë punë e bëj edhe në firmën time dhe kjo është një ndër pikat kryesore në programin tim zgjedhor, prandaj kam pëkrahjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe Suiss Ingeniering.
Albinfo.ch: Në platformën e faqes së partisë liberale, ju keni shkruar ndër të tjera si preokupim tuajin edhe migrimin. Çfarë keni menduar konkretisht me këtë?
Egzon Zhuta: Migrimi përfshinë krejt ata njerëz që nuk janë të nacionalitetit zviceran, por jetojnë tani në Zvicër. Sot për shembull diskutohet shumë se si duhet të veprojë shteti që të integrohemi ne, ndërsa unë mendoj se integrimi më i mirë është, jo në bazë të asaj çfarë ofron shteti, por çfarë bëj dhe çfarë rruge të integrimit ndjek unë. Rruga e shkollimit që kam ndjekur unë, t`i hap automatikisht të gjitha rrugët dhe të bën më të vetëdijshëm rreth dallimit mes integrimit dhe asimilimit.
Albinfo.ch: Dhe për fund, ka shumë shqiptarë me të drejtë vote, si do t’ua kërkoni ju atyre mbështetjen, pse duhet t’ju votojnë ata juve?
Egzon Zhuta: E di që ka edhe kandidatë të tjerë shqiptarë që ua kërkojnë votën dhe unë dëgjoj dhe lexojë shpeshherë në gazeta, ku ju premtohet shqiptarëve kryesisht me tema rreth integrimit. Unë jam ekonomist dhe kam parë pozicionin e prindërve të mi që kishin ardhur në Zvicër të punonin në industri si „gastarbeiterë“, pra në vende pune që rrezikohen të zhvendosen jashtë shtetit sa herë që vendin e kap kriza ekonomike. Angazhimi im në këtë drejtim është që ne të kujdesemi për t’i ruajtur vendet e punës këtu, ta forcojmë ekonominë tonë, sepse në të kundërtën firmat prodhuese do të zhvendosen në vende ku fuqia punëtore është më e lirë. Kështu, Zvicra nuk do të ketë më nevojë për ne dhe në fund punën do ta humbnin do të thoja nëna ime, babai im e shumë punëtorë të tjerë nga sektori prodhues.
Nuk më nominuan pse jam shqiptar por pse jam angazhuar për partinë
Nominimi nuk erdhi pse unë jam shqiptar, por për arsye se jam angazhuar shumë këto dy tri vitet e fundit për partinë. Kandidatët nuk u nominuan për listën zgjedhore duke ju shikuar përkatësinë etnike, por duke ju shikuar e vlerësuar angazhimi politik.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor