Integrimi
“Ne duam më shumë hapje ndaj Kosovës”
Adèle Thorens Goumaz, zëvendëspresidente e të Gjelbërve dhe Këshilltare nacionale në Zvicër
albinfo.ch: Si e analizoni krizën aktuale të migrimit të refugjatëve drejt Evropës dhe cila është, sipas jush, zgjidhja karshi kësaj çështjeje?
Adèle Thorens Goumaz: Numri i refugjatëve, azilkërkuesve dhe të zhvendosurve vazhdon të rritet në mbarë botën. Aktualisht 50 milionë burra, gra dhe fëmijë janë të prekur nga ky fenomen. Vendet në zhvillim mbajnë një barrë të madhe. Të Gjelbrit janë të angazhuar për refugjatët në Siri dhe në vende të tjera, të cilët vijnë në Evropë për të fituar mbrojtjen dhe mbështetje të menjëhershme. Një plan humanitar masiv gjithashtu duhet të zhvillohet sa më shpejt në favor të shteteve të cilat aktualisht përballohen me këtë fenomen dhe që gjenden në rajonet e krizës dhe luftës. Zvicra duhet të vendosë buxhetet e nevojshme për të kontribuar ndërkombëtarisht. Zvicra duhet të mirëpresë një numër shumë më të madh të të përndjekurve. Gjatë luftës në Kosovë më shumë se 50.000 persona janë strehuar nga Zvicra në vitin 1999. Këtë vit, Zvicra ka hapur dyert e saj vetëm për 20.000 persona.
albinfo.ch: Cilat janë pikëpamjet e partisë suaj në lidhje me integrimin e të huajve në Zvicër? Si e shihni procesin e integrimit të shqiptarëve në vend?
Adèle Thorens Goumaz: Të Gjelbrit kanë qenë gjithmonë të angazhuar që nga krijimi i tyre për të drejtat e emigrantëve dhe për ofrimin e buxheteve të përshtatshme për integrim. Në gjithë Zvicrën të Gjelbrit veprojnë dhe janë aktivë në parlamente, në ekzekutiv dhe në shoqatat e JQ-ve në këtë fushë. Unë përkujtoj këtu si një shembull të veçantë punën e Ueli Leuenberger për dekada të tëra dhe sidomos punën e tij për krijimin e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë. Të Gjelbrit janë të angazhuar për të siguruar që njerëzit me origjinë shqiptare në Zvicër të mund ta gjejnë rrugën e tyre në shoqëri dhe në institucione.
albinfo.ch: Si pozicionohet partia juaj në lidhje me revizionin e ligjit për natyralizim?
Adèle Thorens Goumaz: Ne luftuam në Parlament kundër shtrëngimit të kushteve për natyralizimit. Por për fat të keq, humbëm. Periudhat e pritjes si dhe kërkesat në lidhje me zotërimit komplet të gjuhës (gojor dhe të shkruar) janë shumë të gjata.
albinfo.ch: Sipas jush, a duhet të faktorizohet popullata migruese në Zvicër, veçanërisht sa i përket pjesëmarrjes në jetën shoqërore dhe politike zvicerane?
Adèle Thorens Goumaz: Natyrisht!
albinfo.ch: Si paraqitet situata në partinë tuaj sa u përket personave me prejardhje të huaj që kandidojnë në Zgjedhjet federale? A ka ndër ta me prejardhje nga Ballkani/Kosova?
Adèle Thorens Goumaz: Disa persona nga Ballkani, por jo me origjinë kosovare. Mirëpo, në nivel kantonal dhe komunal ne rregullisht kemi një sërë kandidatësh me prejardhje nga Ballkani si dhe disa të zgjedhur.
albinfo.ch: Cili është pozicionimi i partisë suaj në lidhje me politikën e jashtme të Zvicrës dhe çfarë vendi zënë shtetet e Ballkanit për Partisë suaj?
Adèle Thorens Goumaz: Prania e fortë e shtetasve të vendeve të ish-Jugosllavisë në Zvicër kërkon angazhim më të madh nga ana jkonë për shkëmbime demokratike, ekonomike dhe kulturore.
Ne gjithashtu shpresojmë se Zvicra do të hapet përsëri për të lejuar të rinjtë e Kosovës që të punojnë në Zvicër. Një marrëveshje për sigurimet shoqërore duhet të gjendet sa më shpejtë.
albinfo.ch : Si i shihni problemet të ambientit dhe të energjisë në vendet e Ballkanit? Cilat do të ishin zgjidhjet, sipas jush?
Adèle Thorens Goumaz: Situata është mjaft e zymtë nga këndvështrimi ynë. Në nivelin e ndotjes së ajrit (termocentralet e qymyrit, ndotjes industriale, etj.) si dhe në lidhje me menaxhimin e mbeturinave si dhe ujit të pijshëm.
Duhet të ndërmirret një plan i vërtetë i veprimit për Kosovën. Të Gjelbrit zviceranë u kanë ofruar në mënyrë të përsëritur partive të ndryshme një mbështetje për Kosovën me ekspertë në fusha të ndryshme.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor