Integrimi
“Boks miqësor” i Herolindës me Winistörfer të EDU-së
Herolinda Rexhepi është kandidate e CVP-së për Parlamentin e Zvicrës ndërsa Eduard Winistörfer, i partisë djathtiste të krishterë EDU
Herolinda Rexhepi shtrëngon grushtet dhe “ia përplas” para fytyrës Eduard Winistörfer-it që ende po qeshet. Bëhet fjalë për një vajzë që dikur kishte ushtruar boks, gjë që e kupton menjëherë politikani i EDU-së. Kjo është pamja e një fotografie që gazeta “Solothurenr Zeitung” ka vënë në krye të artikullit që fillon serinë e ballafaqimeve të kandidatëve që përfaqësojnë vlera sa më të kundërta në garën zgjedhore për Parlamentin e Zvicrës.
Nga njëra anë kandidatja e re e CVP-së Herolinda Rexhepi, ndihmëse infermiere 22 vjeçare, prindërit e së cilës dikur moti kishin ardhur në Zvicër nga Kosova, vend i karakterizuar si mysliman. E martuar, e rritur dhe e natyralizuar në Solothurn.
Nga ana tjetër “e ringut” Eduard Winistörfer (67 vjeç), shef shitjeje i pensionuar. Kryetar kantonal i partisë EDU. Vendbanimi: Winistorf. Politika e tij orientohet nga dhjetë urdhëresat biblike. Partia e tij nuk dëshiron përhapjen e islamit në Zvicër, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch.
Një burrë kundër një gruaje, një sekonda kundër një presidenti të një asambleje qytetarësh, një gruiua pa religjion kundër një të krishteri. Por dueli fillon në paqe. As që bëhet fjalë për nervozizëm. Winistörfer ka sjellë me vete dosjet e përgatitura me pedanteri të vendosura në fashikullin prej lëkure. Ndërsa Herolinda i sheh të dhënat në telefonin e saj mobil.
“Parimisht gëzohem kur të rinjtë angazhohen edhe kur vlerat tona nuk përputhen qindpërqind”, thotë njeriu i EDU-së dhe shton: “Nuk kam asgjë kundër të huajve”. Por, plotëson ai “ata duhet të dinë se kanë ardhur në një vend që bazohet në vlerat e krishtera. Se këtu nuk janë vetëm si mysafirë por duhet edhe të respektojnë vlerat tona dhe të japin kontributin e tyre”. I pyetur se a do ta pranonte familjen e Herolindës kur ajo ishte detyruar të ikte pas shpërthimit të krizës në Jugosllavi, Winistörfer thotë: “Ajo ka qenë një kohë tjetër, situata gjatë luftës në Jugosllavi ka qenë e qartë. Por unë jam kundër që të lejohen të gjithë, pa ndonjë seleksionim të vijnë në Zvicër. Po vijnë para së gjithash meshkuj të rinj”.
Herolinda përcjell miqësisht ato që thotë Winistörfer. Nuk bën asnjë kundërshtim, asnjë ndërhyrje. Ajo tregon pastaj se familja e saj kishte ardhur në Zvicër para se Herolinda të kishte lindur. Nuk ka pasur kurrë probleme si “sekonda” pasi që është e integruar mirë., përcjell albinfo.ch. “Kur dikush më pyet për emrin, nuk u bie në sy ndonjë dallim”, thotë ajo në dialekt. “Më e rëndësishmja për mua është që të jem një shembull i mirë për të gjithë ata që janë tepër pak të integruar”. Pastaj ajo shpalos disa nga qëndrimet që përfaqëson në emër të partisë së saj CVP mbi familjen etj.
Biseda bëhet interesante kur Herolinda flet për ndalimin minareve. Ndërkohë që pritej që këtu të plaste sherri, ajo, për habi të shumëkujt, duke u përgjigjur pyetjes më delikate, asaj mbi ndalimin e minareve në Zvicër: “Ky ndalim është krejtësisht në rregull”, thotë Herolinda që ka rrënjë myslimane. Ajo e di se kjo nuk do t`u pëlqejë të gjithë miqve të saj. Ajo thotë se minaret janë ok në vendet myslimane por jo këtu. Mendimi i saj është i qartë, pa ekuivoke. Herolinda thotë po ashtu se ka kaluar koha kur kosovarëve u njihej azili në Zvicër. Winistöfer buzëqesh: “Unë nuk kam problem me myslimanët por jam kundër pretendimit të fuqisë që shpreh islami”. Dhe, minaret janë një simbol i këtij pretendimi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor