Gruaja
Dorina Garuci, këngëtarja shqiptare befason publikun austriak
Dorina Garuci nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Vajzën shkodrane e mbajmë në mend që kur ajo ishte pjesë e garës “Ethet e së premtes mbrëma” në vitin 2008 dhe u shpall ndër dy fitueset e asaj gare. Më pas, në vitin 2009 ka qenë pjesë e festivalit të RTSH-së, e gjithashtu me këngë të tjera dhe prezantime të shumta.
Por talenti i saj muzikor tashmë ka kaluar kufijtë. Dorina është duke vijuar studimet në konservatorin e Vjenës, ndërkohë është pjesëmarrëse aktive në jetën artistike të Austrisë.
Pas prezantimit të suksesshëm në musical-in “In the Heights”, ku luajti rolin e Vanesës, këngëtarja shkodrane së fundmi ka interpretuar me sukses rolin e “Stefanisë” në musical-in e famshëm “Saturdays Night Fever”, e cila gjatë muajve korrik – gusht është shfaqur në Amstetten të Austrisë dhe është ndjekur nga 11 mijë shikues, raporton albinfo.ch.
Për punën dhe paraqitjen e suksesshme të Dorinës dhe grupit kritika pozitive kanë marrë edhe nga mediat austriake, të cilat këngëtaren shqiptare e kanë vënë në faqet kryesore të tyre.
“E lumtur që mediat e shkruara këtu në Austri vazhdojnë të përgëzojnë punën tonë”, ka thënë Dorina në një postim të saj në rrjetet sociale, ndërkohë tregon edhe për emocionet e saj në skenë.
“Një lërmi emocionesh të papërshkrueshme! Falënderime pafund për kolegët, stafin, këdo që punoi fort për të vendosur këtë produksion në skenë! I përulem publikut që më drithëroi me duartrokitjet sikur të isha në atdheun tim!”, përcjell albinfo.ch.
Më këtë shfaqje Garuci së bashku me grupin janë prezantuar edhe në emisionin televiziv “”Brieflos Show” në ORF 2.
Ndër planet e Dorinës është që vitin e ardhshëm të përfundojë studimet e saj në Vjenë, ndërkohë që është në përgatitje për një tjetër shfaqje shumë të rëndësishme, që me gjasë do të jepet në fillim të vitit në Berlin.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor