Integrimi
Hannah dhe Hana, një miqësi e pamundur
Shfaqja e merr temën nga fundi i viteve `90 të shekullit të kaluar, koha kur po bëhej dëbimi i shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre
„Ky është emri im!” këlthet plot urrejtje Hannah duke iu drejtuar moshatares së saj shqiptare me emrin Hana. Me “emrin” është menduar edhe shteti, edhe qyteti, të gjitha janë të sajat dhe ajo nuk dëshiron që këto t`i ndajë me një azilante.
Ky është me pak fjalë subjekti i dramës për të rinj të autorit John Retallack “Hannah & Hanna”, shkruan shz.de.
Pjesa teatrale e vënë në skenë në teatrin “Jugendtheaterclub” të Hamburgut e merr temën nga fundi i viteve `90 të shekullit të kaluar, koha kur po bëhej dëbimi i shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre.
Hana dhe Hannah janë të huaja për njëra tjetrën por ato dëgjojnë këngët e njëjta. Njëra është angleze dhe tjetra shqiptare. Ato urrehen në fillim dhe duhen më pastaj, por mjedisi ku jetojnë e pengon miqësinë e tyre. Ndryshe nga stereotipi i dramave për të rinj që përfundojnë me hepiend, kjo ka një përfundim jo të mirë.
Kështu Hana detyrohet së bashku me nënën të kthehet në Kosovë dhe ta braktisë mikeshën e saj të re.
Rolet e Hanna-s dhe Hanës i luajnë Lena Rheinländer (Hannah) dhe Lena-Cathrin Hinrichsen (Hana).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës