Gruaja
Elina Duni, me “Dallëndyshe” në kështjellën e Thunit
Elina vlerësohet si një ndër zërat më emocionues në skenën evropiane të xhhazit", thuhet në informatën që plason organizatori në prag të koncertit
Nga 5 deri më 21 qershor, në kulisat e kështjellës impozante të qytetit Thun të Bernës mbahet seria tradicionale e koncerteve verore. Në këtë festë të muzikës, do të jetë e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit, Elina Duni. Ajo me grupin e saj do të ketë një koncert të shtunën, më 13 qershor, me fillim në orën 21.00.
“Vizitorët e koncertit do t`i presë një kombinim i mrekullueshëm në mes të muzikës popullore të Ballkanit dhe xhazit modern. Elina Duni vlerësohet si një ndër zërat më emocionues në skenën evropiane të xhhazit”, shkruhet veç tjerash në informatën që plason organizatori në prag të koncertit dhe e transmeton albinfo.ch.
“E nxitur nga pianisti Colin Vallon, ajo kishte filluar të merrej me anën muzikore të rrënjëve të saj shqiptare. Me kuartetin e saj ajo lidh muzikën popullore të Ballkanit në një mënyrë të mrekullueshme, të veten, me xhazin modern dhe zhvillon kështu një tingull jashtëzakonisht të fuqishëm dhe emocionues. Në mbrëmjen e 13 qershorit ajo do të na prezantohet me albumin e saj “Dallëndyshe”, përfundon njoftimi.
Festivalführer_SchlosskonzerteThun_2015
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- LokacioniSchloss Thun
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor