©albinfo.ch: Gianni De Biasi
Sport
Gjysmë loja e tretë Shqipëri-Serbi mbahet në Lozanë!
Sot, me rastin e paraqitjes së argumenteve të mbrojtjes së ekipit të Shqipërisë, Albinfo.ch ishte në vendngjarje para selisë TAS në Lozanë.
Loja e shumëpërfolur më 14 tetor 2014 në Beograd, e ndërprerë shkaku i plasjes së dhunës ka vazhduar sot në Tribunalin arbitror të sportit në Lozanë
Ndeshja për kualifikimet „Euro 2016“ mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila ishte ndërprerë pas skenave të tmershme të dhunës mes lojtarëve të kombëtarës shqiptare dhe huliganëve serbë, të cilët kishin hyrë në fushë, vazhdoi sot në Tribunalin e Arbitrazhit Sportiv në Lausanne (TAS).
TAS është mobilizuar pas ankesave që erdhën nga të dyja ekipet, pas vendimit të UEFA-s, i cili e konfirmoi fitoren në favor të Serbisë, duke ia tërhequr njëkohësisht tre pikë Serbisë, gjë që e sanksionoi Shqipërinë duka ia hequr mundësinë e marrjes së tre pikëve. Te dyja ekipet ishin gjobitur po ashtu me dënime parash.
Sot, me rastin e paraqitjes së argumenteve të mbrojtjes së ekipit të Shqipërisë, Albinfo.ch ishte në vendngjarje para selisë TAS në Lozanë.
Kapiteni i kombëtares Lorik Cana ishte ftuar të paraqitet si dëshimtar në TAS, në mëngjes, kurse trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, është prezantuar sot pasdite në selinë e TAS-it.
I pyetur nga Albinfo.ch, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se nuk mundet të jap ndonjë prononcim mbi rrjedhën e ngjarjes së sotshme.
Disa nga fansat ishin mbledhur për ta parë idolin e tyre Lorik Canen.
Daniel Gjergji, një fans i ri, e ka huqur kohën e daljes nga TAS-i të kapitenit Cana, mirëpo ai e ka arritur të shpërblehet me një “selfie” me trajnerin e kombëtares, De Biasi.
Daniel Gjergji ka pohuar se do të dëshironte që Shqipëria t’i fitojë këtë lojë, sepse, sipas tij, “vetëm pas 40 minutash lojë, ishte më se e qartë se Shqipëria e kishte epërsinë në lojë dhe nuk ishte faji i tyre nëse loja është ndërprerë”.
Mediat raportojnë për pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve serbë, të kryesuar nga sekretari i federatës serbe, Zoran Lakoviç, që u përpoqën të hedhin poshtë pretendimet e palës shqiptare.
Pasdreke ka nisur dëshmia e ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga Federata Shqiptare.
Agjenda e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë përcakton një seancë të gjatë që përfundon pas orës 18.00 dhe nuk pritet që vendimi të dalë që këtë të premte.
Albinfo.ch, Lozanë, 17.04.2015
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave