Integrimi
Kandidatëve shqiptarë nuk u mjaftojnë votat për Parlament!
Asnjëri nga kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut nuk kanë arritur të fitojnë asnjë vend. Megjithatë ata kanë fituar një numër të konsiderueshëm votash. Më së shumti, 3212, i ka fituar Isak Amzai (SP)
Kandidati i FDP-së për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, Përparim Avdili ashtu si dhe ai i EVP-së, Blerim Bunjaku nuk ia kanë dalë të realizojnë qëllimin e tyre: të dytë, secili në zonën e tyre zgjedhore kanë grumbulluar një numër të konsiderueshëm votash por të pamjaftueshëm për të siguruar një vend në parlament.
Bunjaku thotë për albinfo.ch se ka fituar mbi 1800 vota dhe është i treti në listë të partisë së tij (menjëherë pas 2 fituesve). Po ashtu edhe Përparim Avdili ka dalë i treti në qarkun e tij zgjedhor, duke marrë 2067 vota.
Dy kandidatë nga Partia Socialdemokrate Isak Amza dhe Advije Delihasani kanë fituar po ashtu numër të konsiderueshüem por të pamjaftueshëm votash. Kështu, Amza rezulton të ketë marrë më së shumti vota nga të gjithë kandidatët shqiptarë, gjithsej 3212 ndërsa Advije Delihasani, 2443.
Kandidati tjetër i Partisë Socialdemokrate, Afrim Pajaziti ka fituar 1805 vota.
Përparim Avdili thekson për albinfo.ch se i kanë munguar vetëm 50 vota për të fituar vendin e synuar. Kjo mund të shihet edhe në listën zgjedhore të partisë së tij ku figuron se Hansjakob Bösch ka fituar, duke grumbulluar me 2123 vota.
Duke folur për albinfo.ch, Blerim Bunjaku është treguar megjithatë optimist. Ai thotë se, “pasi që të tërhiqet nga posti i saj Barbara Günthard Fitze e cila ka marrë vetëm 50 vota më shumë se unë, duke qenë se jam menjëherë pas saj në listë unë do të marr postin e saj në Asamblenë Komunale tüe Winterthurit dhe do të jem kryetar i partisë në këtë regjion”.
Të kujtojmë se kjo do të ndodhë në fund të këtij viti.
Bunjaku përkujton se ai ka 820 vota më shumë se kandidati që vjen pas tij në listë, ndërsa Përparim Avdili “i ikën” kandidatit pasues për 310 vota.
Blerim Bunjaku ka shpallur po ashtu kandidaturën edhe për deputet në Parlamentin Nacional, në zgjedhjet që mbahen nüe tetor të këtij viti.
Duke iu drejtuar lexuesve përmes platformës albinfo.ch Përparim Avdili, Blerim Bunjaku dhe Isak Amzai falënderojnë të gjithë votuesit për votën e dhënë dhe për besimin që u kanë falur kësaj here atyre.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor