Lajme
Greqi: Pesë të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë
Roja bregdetare e Greqisë ka bërë të ditur se pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ndërsa rreth 40 të tjerë janë të zhdukur dhe 39 tjerë janë shpëtuar.
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, ndërsa janë në kërkim të të zhdukurve qysh prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital, ndërsa vendi ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të migrantëve për të hyrë në këtë shtet.
Në periudhën 2015-2016 raportohet se rreth 1 milion njerëz kanë arritur në brigjet greke, kryesisht me gomone.
E-Diaspora
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve Prej kur është zgjeruar Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti,...
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Valdrin Gashi, një kosovar në skenat italiane të operës
-
Festa me një mesazh për shqiptarët: Të ruajmë gjuhën amtare
-
Restoranti “Letzigrund”, vazhdimësi e traditës së familjes Kqira
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka një milioner të ri – nga lotaria Swiss Lotto ka kurorëzuar një milioner të ri në shortin e së shtunës. Falë një numri...
-
Vlerësimet e ekspertëve privatë për vitin 2025: Çfarë pasojash priten për qiramarrësit dhe pronarët?
-
Të huajt me precedentë penalë a mund të marrin leje pune në Zvicër?
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Simbolet naziste së shpejti do të ndalohen në Zvicër