Kuriozitete
Bitcoin dhe Ethereum regjistrojnë miliarda të hyra, Zvicra e dyta për investime
ETF-të Spot të Bitcoin dhe Ethereum kanë regjistruar një kërkesë së paprecedent nga investitorët institucionale këtë vit dhe shifrat vijojnë të impresionojnë edhe sot, veçanërisht në Dhjetor.
Një shifër rekord prej 3.85 miliardë dollarësh hynë në fondet e aseteve dixhitale javën e kaluar nxitur edhe nga kërkesa e Wall Street sipas CoinShares.
ETF-ja iShares e BlackRock regjistroi 3.2 miliardë dollarë të hyra, duke dërguar vlerën e përgjithshme të portofolit të saj të kriptoaseteve në 56.7 miliardë dollarë.
Hyrje pati edhe në produktet e Ethereum të cilët javën e kaluar prekën nivele rekord prej 1.2 miliardë dollarësh duke kapërcyer volumet e para kur Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA aprovoi ETF-të e para në Korrik.
Shtetet e Bashkuara kanë çimentuar pozicionin si tregu më i madh në botë i investimeve në asetet dixhitale me të hyra prej 3.6 miliardë dollarësh.
Zvicra ishte e dyta me 160 milionë dollarë ndjekur nga Gjermania, Kanadaja dhe Australia. E gjitha kjo vjen në një kohë kur spekulimet për ETF-të e XRP dhe Solana jashtë shtuar nisur nga optimizmi i rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Vlera e përgjithshme e ETF-ve Bitcoin tani llogaritet në 109 miliardë dollarë sipas të dhënave të CoinGlass, më shumë sesa MicroStrategy dhe Binance së bashku. MicroStrategy është mbajtësi më i madh korporativ i Bitcoin ndërsa Binance është bursa më e madhe në botë për nga volumi tregtar.
Por nga ana tjetër një analist i CryptoQuant sugjeron se ky aktivitet blerës është goditur nga shitjet e mbajtësve afatgjatë të Bitcoin të cilët kanë shitur 827,783 BTC në 30 ditët e fundit.
Kjo shpjegon edhe arsyen pse Bitcoin ka dështuar të qëndrojë mbi 100 mijë dollarë që kur arriti objektivin për herë të parë javën e kaluar. Aktualisht Bitcoin tregtohet me 97,288 dollarë në këto moment që shkruajmë.
E-Diaspora
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve Prej kur është zgjeruar Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti,...
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Valdrin Gashi, një kosovar në skenat italiane të operës
-
Festa me një mesazh për shqiptarët: Të ruajmë gjuhën amtare
-
Restoranti “Letzigrund”, vazhdimësi e traditës së familjes Kqira
Jeta në Zvicër
-
Vlerësimet e ekspertëve privatë për vitin 2025: Çfarë pasojash priten për qiramarrësit dhe pronarët? Nga 1 janari 2025 do të hyjë në fuqi një rishikim i pjesshëm i Kodit të...
-
Të huajt me precedentë penalë a mund të marrin leje pune në Zvicër?
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Simbolet naziste së shpejti do të ndalohen në Zvicër
-
Këshilli Federal refuzon tatimin mbi trashëgiminë e madhe