Kosova

Kancelari gjerman në largim: Për mua dialogu Kosovë-Serbi ka përparësi të lartë, shpresoj që marrëveshjet të zbatohen

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dje ka pritur në Berlin presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin ka diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për gjendjen në rajon. Scholz në konferencë për media ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha shtetet e rajonit të kenë fqinjësi të mirë, sidomos Kosova dhe Serbia.

Scholz ka thënë se Gjermania do të përpiqet të ndihmojë normalizimin e raporteve dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe në të ardhmen. Kancelari gjerman ka thënë se për të personalisht, çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka një përparësi të lartë dhe se shpreson të shohë teksa marrëveshjet e arritura zbatohen hap pas hapi.