Kosova

Franca dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada e Francës në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Ambasada ka kërkuar hetim dhe që përgjegjësit për sulmin të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë, duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin-Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës, ndërsa ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX-in për “reagimin e shpejtë” dhe koordinimin me Qeverinë e Kosovës.

Të premten ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut – më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan – duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke rrezikuar kështu furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Autoritetet qendrore të Kosovës për sulmin që e kanë cilësuar terrorist e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja.

https://x.com/FranceauKosovo/status/1862757943449465299?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1862757943449465299%7Ctwgr%5E4e8f9dcda0cc4c0ad0a5b3238a4f9072cb01f4e1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frtv21.tv%2Ffranca-denon-sulmin-pergjegjesit-te-dalin-para-drejtesise%2F