Kosova
Kurti përgjigjet pas deklaratës së Osmanit se nuk luhet “bixhoz me aleancat”
Kurti thotë se për politikën e jashtme ka komunikuar vazhdimisht me Osmanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani, e cila në fjalimin e saj vjetor në Kuvend ndër të tjera ka thënë se nuk bën të luhet bixhoz me partnerët ndërkombëtarë.
Kurti është përgjigjur se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten sa i përket politikës së jashtme.
“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme. Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë. Besoj që kurrë nuk ka qenë veriu më i sigurt se tani”, ka thënë ai nga Podujeva të premten ku u vu gurthemeli të tri projekteve.
Osmani ka kërkuar më shumë punë dhe angazhim për t’i ruajtur aleancat me partnerët, në fjalimin më 21 nëntor. Fjalimin e saj e bojkotuan deputetët e PDK-së e AAK-së, me arsyetimin se Osmani si presidente nuk e luajti rolin që i përket
“Asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm dhe asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Rëndësia dhe forcimi i aleancave është i paçmueshëm. Dobësimi i aleancave është gabimi strategjik. Aleanca me ata që na ndihmuan ta kemi shtetin nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj që forca më e madhe e jonë qëndron te partneritetet. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me to e cenon vetëmbrojtjen e Republikës sonë. Nuk i kam kuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, as keqpërdorimet e emrave të tyre për të fituar pushtet, as njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës. Duhet shumë punë dhe angazhim për t’i ruajtur aleancat me partnerët”, pati thënë ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë Në pritjen në Bernë u përkujtuan dy ngjarjet kyçe të kombit shqiptar: shpallja e Pavarësisë më...
-
Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë
-
Vjenë: Bedri Hamza nesër takohet me bashkatdhetarë
-
Komuniteti shqiptar në Nju-Jork ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë
-
Nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen në Bernë festojnë 28 Nëntorin
Jeta në Zvicër
-
Gjykata “rrëzon” pagat minimale në Cyrih dhe Winterthur Gjykata administrative e kantonit Cyrih ka anuluar urdhëresën për vendosjen e pagës minimale komunale në qytetet...
-
Sa kundër të huajve janë zviceranët?
-
Pjesëmarrja në demonstrata të paautorizuara në Cyrih nuk do të dënohet
-
Ditët kur do të keni pushim nga puna në Zvicër në vitin 2025
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë