Lajme
Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë
Raportohet se një tragjedi e rëndë e një familje shqiptare ndodhi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Sipas raporteve te mediave shqiptare, burrë e grua nga Kosova, nga qyteti i Pejës, u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.
Disa media njoftojnë se tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.
Janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.
Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.
E-Diaspora
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë Në pritjen në Bernë u përkujtuan dy ngjarjet kyçe të kombit shqiptar: shpallja e Pavarësisë më...
-
Vjenë: Bedri Hamza nesër takohet me bashkatdhetarë
-
Komuniteti shqiptar në Nju-Jork ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë
-
Nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen në Bernë festojnë 28 Nëntorin
-
Një delegacion nga Tetova, në Danimarkë
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në demonstrata të paautorizuara në Cyrih nuk do të dënohet Aktualisht, kushdo që merr pjesë në një demonstratë të paautorizuar në Cyrih mund të gjobitet me...
-
Ditët kur do të keni pushim nga puna në Zvicër në vitin 2025
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
-
Cyrih: Pjesëmarrja në demonstrata të paautorizuara, deri në 200 franga gjobë
-
Kjo agjenci do të nisë fluturimet në pesë destinacione të reja nga Cyrihu