Kosova
Italia dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së para vitit 2030
Zv. kryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se dëshirojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së para vitit 2030.
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se dëshirojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian (BE-së) para vitit 2030, transmeton Anadolu.
Në ditën e fundit të “Forumit të Dialogut Mesdhetar MED”, i cili organizohet për herë të 10-të këtë vit nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Politike (ISPI), institucioni ‘Think tank’ me qendër në Itali u mbajt paneli i titulluar “Siguria e Mesdheut: Roli i Ballkanit Perëndimor”.
Ministri italian, Tajani, deklaroi se procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE e sheh si “ribashkim të Evropës” dhe jo si një integrim dhe shtoi se Italia e mbështet këtë proces.
Ai tha se sigurimi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Evropës u shërben interesave të tyre politike, strategjike dhe ekonomike dhe se një situatë e ngjashme vlen edhe për kompanitë ballkanike. “Viti 2030 u tregua si data e pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare të BE-së, por ne besojmë se kjo mund të bëhet edhe më herët”, tha Tajani.
Tajani theksoi se së shpejti do të takohen në Romë me Përfaqësuesen e re të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas dhe me anëtaren e re të Komisionit Evropian, përgjegjëse për Zgjerimin, Marta Kos, për të përcaktuar një strategji për këtë çështje.
Ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq, tha: “Ne jemi absolutisht të vendosur për t’iu bashkuar BE-së. Përqendrimi i BE-së në Ballkan është i një rëndësie jetike, veçanërisht në çështjet që variojnë nga migrimi deri te lufta kundër krimit të organizuar”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, lidhur me proceset e anëtarësimit në BE tha se Ballkani është në zemër të Evropës.
Ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se “integrimi i tregut tonë në tregun më të madh dhe më të fortë të BE-së është e vetmja mënyrë që Bosnja të arrijë zhvillim dhe rritje reale”.
Sekretarja e Shtetit të Sllovenisë, Melita Gabriq, tha se ata mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
E-Diaspora
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë Në pritjen në Bernë u përkujtuan dy ngjarjet kyçe të kombit shqiptar: shpallja e Pavarësisë më...
-
Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë
-
Vjenë: Bedri Hamza nesër takohet me bashkatdhetarë
-
Komuniteti shqiptar në Nju-Jork ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë
-
Nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen në Bernë festojnë 28 Nëntorin
Jeta në Zvicër
-
Pagat nominale zvicerane janë rritur me 1.5% në vitin 2024, thotë vlerësimi i fundit Pagat në Zvicër ka të ngjarë të jenë rritur pak më shumë në 2024-ën sesa supozohej...
-
Gjykata “rrëzon” pagat minimale në Cyrih dhe Winterthur
-
Sa kundër të huajve janë zviceranët?
-
Pjesëmarrja në demonstrata të paautorizuara në Cyrih nuk do të dënohet
-
Ditët kur do të keni pushim nga puna në Zvicër në vitin 2025