Kosova
Dimensión Noticias: Shqipëria, mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025-ën
Revista spanjolle e rendit Shqipërinë në mesin e vendeve që meritojnë të vizitohen më 2025
Evropa është plot me destinacione që tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, nga rrugët madhështore të Parisit e deri te sheshi i gjallë i Tiranës. Megjithatë ka vende që, pavarësisht bukurisë dhe pasurisë kulturore, mbeten nën radar.
Ne iu propozojmë një turne në disa nga perlat më pak të njohura të Evropës, perfekte për ata që kërkojnë një përvojë autentike larg turmave të vizitorëve.
Sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “Dimensión Noticias”, Shqipëria është renditur ndër gjashtë vendet më të mira evropiane për të vizituar në vitin 2025.
Tirana, Shqipëri
Kryeqyteti shqiptar ka pësuar një transformim të gjallë vitet e fundit. Me ndërthurjen e ndërtesave shumëngjyrëshe dhe skenës artistike stimuluese, Tirana po bëhet një destinacion tërheqës për turistët që kërkojnë një atmosferë dinamike.
Mos harroni të vizitoni Sheshin Skënderbej dhe Muzeun Historik Kombëtar, ku kultura shqiptare shpaloset para syve tuaj. Gjithashtu, mikpritja e shqiptarëve do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.
Evropa ofron shumë më tepër se destinacionet e saj më të njohura. Këto vende më pak të frekuentuara tërheqin vizitorët kuriozë që kërkojnë një udhëtim autentik dhe pasurues. Pavarësisht nëse zgjidhni modernitetin e Tiranës apo hijeshinë e Portos, secili prej këtyre vendeve ka historinë e tij për të treguar dhe përvoja unike për të ndarë.
Nëse jeni duke planifikuar arratisjen tuaj të rradhës, pse të mos eksploroni disa nga këto perla të fshehura? Ju presin aventura! Revista spanjolle “Dimensión Noticias” ka rekomanduar gjashtë destinacionet më të mira për vitin 2025:
1. Tiranë, Shqipëri
2. Zagreb, Kroaci
3. Wroclaw, Poloni
4. Porto, Portugali
5. Ghent, Belgjikë
6. Talin, Estoni.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran Arianit Shaqiri, aktori i parë shqiptar që luan në një projekt që identifikon shtetin zviceran, në...
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
-
Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë
-
Vjenë: Bedri Hamza nesër takohet me bashkatdhetarë
-
Komuniteti shqiptar në Nju-Jork ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
Projekti për heqjen e taksës mbi vlerën e qirasë është penguar Prej vitesh e djathta po përpiqet të pengojë qiradhënësit që të mos tatohen për qiratë që...
-
Forca Ajrore Zvicerane do të përgjysmojë numrin e shfaqjeve ajrore, për të kursyer para
-
Pagat nominale zvicerane janë rritur me 1.5% në vitin 2024, thotë vlerësimi i fundit
-
Gjykata “rrëzon” pagat minimale në Cyrih dhe Winterthur
-
Sa kundër të huajve janë zviceranët?