Futboll

Trajnerja nga Kosova, në garë për Trajnere të vitit nga FIFA

Elena është trajnerja më e re ndonjëherë në Champions League për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, në Celtic

Trajnerja me rrënjë nga Kosova, Elena Sadiku, ka arritur tjetër sukses të madh. Ajo është njëra prej tetë kandidatëve për trajner të vitit nga FIFA për futbollin e femrave.

Sadiku është 31-vjeçare, ndërsa e drejton skuadrën skoceze Celtic.  Celticun e udhëhoqi drejt titullit të kampionit të Skocisë, e më pas drejt fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sonia Bompastor, Arthur Elias, Jonatan Giraldez, Emma Hayes, Futoshi Ikeda, Sandrine Soubeyrand dhe Gareth Taylor janë kandidatët e tjerë.

FIFA të premten publikoi nominimet për çmimet e saj, “The Best”.