Kosova
KQZ anëtarësohet në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone
Lidhur me këtë vendim është njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpërmjet një letre të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i RECEF, Jean – François Blanchet, përcjell albinfo.ch.
Në këtë letër të dërguar nga Blanchet, sipas komunikatës për media, theksohet: “Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Republikës së Kosovës është pranuar njëzëri gjatë asamblesë së fundit të përgjithshme të RECEF.
“Rrjeti i Institucioneve Zgjedhore Frankfone (RECEF) është një grup ndërkombëtar i administratorëve zgjedhorë në botën frankofone, që promovon zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira, të besueshme dhe transparente. Për të arritur këtë qëllim, RECEF ndërmerr veprime të ndryshme, përfshirë: mbështetjen për anëtarët e tij në profesonalizimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura; nxit profesionalizimin përmes shkëmbimit të përvojave dhe pratikave më të mira; si dhe promovon pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ngjarjet zgjedhore. Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi, pas pranimit të njoftimit ka falënderuar z. Blanchet për vendimin e RECEF, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të promovuar demokracinë dhe për të kontribouar në proceset zgjedhore”, thotë më tej njoftimi.
“Ne, zotohemi se do të japim kontributin tonë në RECEF për t’i shërbyer me seriozitet të lartë misionit për zgjedhjre të lira, të besueshme dhe transparente”, thuhet ndër tjerash në letrën e falënderimit të KQZ-së.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor