Lajme
BE-ja rrit shpenzimet ushtarake
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake, të nxitura nga konflikti Rusi-Ukrainë. Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike (INSS) vlerëson se shpenzimet janë 50 për qind më të larta se 10 vjet më parë, por për Unionin ende ka shumë punë për të bërë për të arritur fuqinë ushtarake të vendeve si Rusia.
Vendet evropiane kanë rritur shpenzimet ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës. Kështu ka njoftuar Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike, i cili megjithatë ka vënë në dukje se ende ka shumë për të bërë që vendet e BE-së të jenë në gjendje të përballen me fuqi të tjera si Rusia.
Raporti i Institutit u publikua në një kohë kur liderët evropianë dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s kanë diskutuar marrëdhënien ndër-atlantike në Budapest. Kjo ndodhi pas kërcënimeve të Donald Trump gjatë fushatës elektorale, i cili sugjeroi mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga angazhimet në NATO dhe ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën, duke sjellë pasoja serioze për Evropën, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Raporti thotë se shpenzimet për mbrojtjen në vitin 2024 nga vendet anëtare të NATO-s kanë qenë 50 për qind më të larta se 10 vjet më parë. Por, një problem mbetet mungesa e stabilitetit financiar. INSS ka paralajmëruar gjithashtu se shumë ushtri evropiane vuajnë nga mungesa e personelit ushtarak, duke nënvizuar se forcat e armatosura kryesore të kontinentit të vjetër nuk kanë fuqinë e duhur.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor