Kosova

Kurti: Kryeministrat nuk formojnë Asociacione, komunat bashkëpunojnë e asociohen

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është refuzuar më parë për të bërë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se faktorët ndërkombëtar po binden gjithnjë e më shumë që  Asociacioni, duhet të trajtohet si çështje e brendshme e Kosovës.

Jam kryeministër i Republikës demokratike, kryeministrat nuk formojnë Asociacione, komunat bashkëpunojnë e asociohen e kështu me radhë, nëse dikush e dëshiron edhe 1 asociacion tjetër kjo duhet të vijë nga komunat, kryeministri nuk formon dhe themelon asociacion, për komuna”.

“Asociacioni nuk është imponim, nëse një kryeministër do ta bënte është imponim ndaj komunave, asociacioni është liri dhe e drejtë, këtë s’e bëjë dhe asnjë shtet fqinj që ka qëllime të tilla”, ka thënë Kurti.