Integrimi
Ekpozita «Besa» në Gjenevë, vullneti për të falënderuar
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ekspozita "Besa" e fotografit Norman Gershman. Ekspozita është pritur në një ambient madhështor në Gjenevë nga kryetari i qytetit dhe përfaqësuesit e komuniteteve, shoqatave dhe institucioneve të ndryshme fetare.
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ekspozita “Besa” e fotografit Norman Gershman. Ekspozita është pritur në një ambient madhështor në Gjenevë nga kryetari i qytetit dhe përfaqësuesit e komuniteteve, shoqatave dhe institucioneve të ndryshme fetare.
Pasi të ketë kaluar në qytete të ndryshme të Zvicrës, veprat e fotografit Norman Gershman do të ekspozohen në sallen “Faubourg” të Gjenevës deri më 13 mars. Punimet e tij do t’i shfaqin portretet e shqiptarëve të drejtë dhe të familjeve të tyre, si dhe të dëshmive të tyre. Është tregimi i disa personave modestë, të cilët gjatë periudhës së errët të Luftes së Dytë Botërore kishin vendosur t’i ruajnë vlerat e tyre dhe t’i ndihmojnë hebrenjtë të ndjekur në gjithë Evropën, në rrezik për jetën.
Pas hyrjes nga koordinatorja dhe organizatorja e UPSh-së (Universiteti Popullor Shqiptar), Albana Krasniqi Malaj, ishin të ftuarit të cilët e morën fjalën. Ish-presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Ruth Dreifuss, presidentja e Komisionit federal kundër racizmit, Martine Brunschwig Graf, si dhe kryetari i Gjenevës, Sami Kanaan, e kanë shfaqur mbështetjen e tyre si dhe rëndësinë e një ekspozite të tillë për t’i njohur më mirë shqiptarët, të cilët jetojnë në Zvicër, por edhe për të treguar se qëllimi i fesë është shpëtimi i të tjerëve.
Pas një intervenimit muzikor nga Mimoza Selimi dhe akordeonisti Gjon Guralumi, ishte Manuel Tornare, këshilltar nacional dhe udhëheqës i UPA-së, i cili e mori fjalën për të treguar shtrirjen universale të veprave të këtyre familjeve shqiptare gjatë luftës, duke mos harruar të nënvizojë se lufta për dinjitetin e njerëzimit është fatkeqësisht e përhershme. Presidenti i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Stéphane Sarkany, ka nënvizuar shpresën që kjo ekspozitë të na inspirojë dhe të na japë arsye të mendojmë se gjithmonë do të ketë njerëz për t’i mbrojtur më të dobëtit. Joël Herzog, udhëheqës i “Amis de Yad Vashem” (Miqtë e Yad Vashem), ka treguar se ekspozita ishte një mënyrë për të falënderuar dhe për të transmetuar mesazhin e Shoah-së.
Pjesa e fundit e ekspozitës ishte e përbërë nga një prezantim nga Petrit Zorba, udhëheqës i shoqates “Shqipëri-Izrael”, i cili kishte shoqëruar fotografin Norman Gershman në Shqipëri dhe dëshmitë e Apolon Ruban, person i shpëtuar nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe Fatos Qoqja, familja e të cilit kishte strehuar hebrenj gjatë asaj kohe. Prezantimi ishte moderuar nga Kaltrina dhe Gëzim Ilazi.
Gjatë kësaj jave ngjarje të ndryshme janë organizuar në lidhje me ekspozitën, veçanërisht shfaqja e filmit “Besa: premtimi” nga Rachel Goslins, i cili do të ndodhë të enjten, më 12 mars, në orën 19h dhe tryeza e rrumbullakët “Solidaritet në shërbim të bashkëjetesës” të dielën, më 15 mars, në orën 17h.
Informatë shtesë:
Yad Vashem:
Institucioni “Yad Vashem” është një përkujtim për Shoah-në, i shfaqur si muze, arkivë dhe qendër hulumtimi. Posedon po ashtu kompetencat për trajnimin e personave të cilat dëshirojnë të mësojnë rreth Shoah-së. Yad Vashem është mandatuar nga shteti i Izraelit për të dhënë Çmimin e të Drejtit në mes të shteteve, titull i cili u ofrohet johebrenjve për ndihmën dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës