Lajme
Paralajmërim i Inteligjencës gjermane për raportet NATO-Rusi
Sa janë reale parashikimet se Rusia mund të kryejë sulm ndaj vendeve të NATO-s në fund të kësaj dekade
Rusia mund të kryejë një sulm ndaj vendeve të NATO-s nga fundi i dekadës. Ka qenë ky paralajmërimi i shefit të shërbimeve sekrete gjermane.
Bruno Kahl bëri një raportim të zymtë në një takim të ndjekur nga krerët e agjencive të inteligjencës në Bundestag, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Duam apo nuk duam ne, jemi në një përballje direkte me Rusinë dhe Putin e ka bërë të qartë armiqësinë e tij prej shumë kohësh”, tha Kahl.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë deklaratat, duke thënë se nuk ka asnjë logjikë që Moska të sulmojë Aleancën.
Në qershor, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha se situata e sigurisë në vend ishte e tensionuar.
Ajo tha gjithashtu se lufta ruse në Ukrainë ka vënë në dyshim paqen dhe rendin në Evropë dhe se Rusia, mes vendesh të tjera, përdor shërbimet sekrete të saj për të spiunuar Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor