Lajme
Çfarë e bën Cyrihun ‘qytetin më të mirë në Evropë’
Edhe një herë, qyteti zviceran i Cyrihut zë vendin e parë në një renditje ndërkombëtare – edhe pse këtë herë nuk është për shkak të kostos së lartë të jetesës, përcjell albinfo.ch.
E kundërta: Cyrihu mundi 80 qytete të tjera për të fituar titullin e qytetit më të mirë në Evropë.
Sondazhi, i kryer nga një botim francez Le Parisien, përdori të dhëna zyrtare nga Eurostat, agjencia statistikore e Komisionit Evropian.
Por ai u mbështet gjithashtu në opinionet e popullatës lokale – pasi kishte intervistuar “një kampion përfaqësues të banorëve në çdo qytet – në lidhje me sigurinë, infrastrukturën, transportin publik, frymën qytetare dhe kushtet e jetesës në përgjithësi.
Pse është Cyrihu në radhë të parë?
Sipas studimit, 97 për qind e banorëve të Cyrihut thanë se janë të lumtur me jetën e tyre – totali më i lartë nga të gjitha qytetet e anketuara.
Konkretisht, qyteti zviceran spikat falë dinamizmit dhe mjedisit të përgjithshëm të jetesës.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i vlerësuar nga banorët e Cyrihut është gjendja e tyre financiare.
Pavarësisht qirave të larta dhe kostos së jetesës në përgjithësi, pagat e larta besohet se e kompensojnë këtë vështirësi.
Gjithashtu, një akses i shpejtë dhe i lehtë në liqen dhe natyrë në përgjithësi nëpërmjet transportit publik është një plus i madh edhe për vendasit.
Një qytet i lumtur
Kjo nuk është hera e parë që Cyrihu shkëlqen në renditjen ndërkombëtare.
Është gjithashtu qyteti i dytë më i lumtur në botë, nga 250 të anketuar, sipas Happy City Index 2024.
Por kjo nuk është e gjitha: Cyrihu u rendit i dyti në një renditje tjetër globale – atë të qyteteve me cilësinë më të lartë të jetës.
(Të gjitha rezultatet e mësipërme nuk duket se ndikohen nga gjetjet e studimeve të tjera, si indeksi i kostos së jetesës së revistës Economist, ku Cyrihu ka mbretëruar për disa vite radhazi si qyteti më i shtrenjtë në botë).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor