Bota
Cili është vendi me jetëgjatësinë më të shëndetshme
Gratë priren të jetojnë më gjatë se burrat, dhe mesatarisht në të gjithë BE-në, ato mund të kenë 62.8 vite jetë të shëndetshme krahasuar me 62.4 vjet për burrat
Kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, Malta është vendi më i mirë në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të reja nga Eurostat.
Me evropianët që jetojnë më gjatë se kurrë dhe popullsia që po plaket me shpejtësi, cilësia e jetës në pleqëri është një shqetësim kyç. Jetëgjatësia e shëndetshme mat numrin e viteve që një person mesatar do të jetojë pa aftësi kufizuese apo probleme fizike në jetën e tyre të përditshme, transmeton albinfo.ch.
Sipas analizës së fundit, Malta doli në krye të renditjes, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Gratë në Maltë mund të presin 70,3 vite jetë të shëndetshme, ndërsa burrat 70,1 vite të tilla. Kombi ishull krenohet me mbulim shëndetësor pothuajse universal dhe të rriturit e moshuar kanë më pak gjasa të kenë sëmundje kronike sesa në vendet e tjera në BE.
Për femrat, vendet e radhës më të mira për jetë të shëndetshme janë Bullgaria (68.9 vjet), Sllovenia (68.5), Italia (67.8) dhe Greqia (67.8). Ndërkohë, Suedia (67.5), Italia (67.1), Greqia (66.2), Qiproja (65.7) dhe Irlanda (65.2) përfundojnë pesëshen e parë për meshkuj.
Në anën tjetër të spektrit, Danimarka është vendi më i keq për gratë që shpresojnë të kalojnë shëndetshëm në pleqëri. Ndërsa vendi nordik ka një sistem të fortë shëndetësor publik, normat e kancerit janë më të larta sesa në vendet e tjera të BE-së.
Sipas statistikave, në tetë vende njerëzit nuk duhet të presin të jenë të shëndetshëm në të 60-at e tyre: Letonia, Danimarka, Sllovakia, Finlanda, Holanda, Rumania, Portugalia dhe Estonia.
Gratë priren të jetojnë më gjatë se burrat, dhe mesatarisht në gjithë BE-në ato mund të kenë 62.8 vjet jetë të shëndetshme krahasuar me 62.4 vjet për burrat.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor