©albinfo.ch
Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami
Imam dhe pullazxhi
Fahredin Bunjaku, 37-vjeçar, në mesin e imamëve shqiptarë është i vetmi që punon si mjeshtër i pullazeve në Zvicër
Bunjaku vjen nga Gjilani ndërsa ka mbaruar fakultetin si imam në Jordani. Në Zvicër ai ka ardhur në vitin 2003 dhe këtu ka ushtruar profesionin e tij si imam, por krejt në mënyrë vullnetare, krahas punës në ndërtimtari.
Kishte migruar në Thurgau për herë të parë, ndërsa prej aty iku në Cyrih, ku edhe kishte iniciuar hapjen e një xhamie në pjesën e Cyrihut – Zürich Nord Schwamendigen, Oerlikon.
Ishte shfaqur si nevojë, thotë imami nga Gjilani, hapja e një xhamie në këtë pjesë të Cyrihit, edhe pse kantoni i Cyrihut ka më së shumti objekte fetare që u shërbejnë besimtarëve myslimanë shqiptarë.
„Banojnë një numër i madh shqiptarëve, të cilët për shkak të moshës së shtyrë e kanë pasur të pamundur të vizitojnë më shpesh xhaminë, por edhe punëtorët e kanë më lehtë të vijnë këtu të premteve për të falur namazin e obliguar në xhami“, thekson ai.
Mohon kategorikisht se ka insistuar hapjen e një xhamie për të gjetur punë si imam, ngase sot e kësaj dite Bunjaku punon në ndërtimtari duke ndërtuar pullaze nëpër Zvicër.
Në xhami punon vullnetarisht
“Unë nuk mendoj se xhamitë janë hapur për shkak të interesave të grupeve të caktuara apo të imamëve të caktuar, por për shkakun se janë shfaqur si nevojë e komunitetit mysliman shqiptar. Numri i xhamive është i mjaftueshëm në Cyrih dhe të gjitha këto objekte janë të nevojshme dhe nuk besoj se ndonjëra prej tyre është mbyllur në mungesë të besimtarëve“.
Objekti i xhamisë në një hapësirë prej 200 m2 gjendet përballë Komunës së Schwamendigenit në Cyrih.
Pas imamit nga Gjilani kishin shkuar në fillim një grup i vogël besimtarësh, ndërsa tani numri i tyre ka arritur rreth 200 anëtarë.
„Ne predikojmë një islam të drejtë, islam që i përshtatet edhe vendit ku jetojmë“, thotë 37-vjeçari, duke mohuar se bëhet ndasi e xhematit nëpër xhami.
“Xhamitë fatmirësisht nuk bëjnë dallime të xhematit prej nga vijnë, a janë nga Maqedonia, Kosova apo Lugina e Preshevës. Xhamitë në radhë të parë janë shqiptare dhe përfaqësojnë të gjithë shqiptarët prej nga vijnë ata. Unë gjithmonë bëj thirrje të evitojmë ndasitë e tilla ndërmjet nesh. Ne megjithatë dallojmë si xhami se kemi më shumë shqiptarë nga Kosova“, deklaron imami.
Prej fillimit Bunjaku kishte filluar të punonte punë krahu në ndërtimtari dhe nuk ishte varur prej punës si imam xhamie. Në xhami ai e kryen misionin e imamit në mënyrë vullnetare, pa asnjë kompensim
“Ne mundohemi ta edukojmë në frymën e drejtë islame xhematin e kësaj xhamie”.
“Gati se shumica e xhematit shpesh kanë shprehur shqetësimin pse unë nuk mund të jem imam i rregullt i kësaj xhamie“.
Fillimi nuk ishte i lehtë për imamin shqiptar, mirëpo tani ai e ka më lehtë, ngase është bërë mjeshtër i pullazeve.
Mirëkuptim nga shefi zviceran
Imami gëzon besim të madh te shefi i tij që është zviceran dhe ka shprehur gjithnjë mirëkuptim për të. „Shefi im nuk është mysliman, por ka mirëkuptim për mua si imam dhe më liron nga puna sa herë që ka nevojë“, tregon Bunjaku. I tërë ekipi në firmën “Weber Dach Ag” ku punon imami shqiptar janë jomyslimanë, por gjithmonë ka gjetur mirëkuptim të ndërsjellë me të gjithë.
„Të gjithë e dinë se dita e premte është ditë veçantë për mua dhe gjithmonë flasim për fenë dhe asnjëherë nuk kam hasur në ndonjë paragjykim të tyre për mua“, thotë Bunjaku. Madje atyre iu vjen keq edhe kur ndodhin ngjarje të hidhura që lidhen me islamin.
Dita e premte ështe dita më e vështirë e javës, ngase imami duhet të përgatitet për një ligjëratë para xhematit, e që i ndodh të gjendet në vendet e ndryshme në terren.
Nëse duhet zgjedhur ndërmjet punës si imam dhe punës në pullaze, ai me dëshirë do ta kryente misionin e një prijësi fetar, për të cilin profesion edhe është shkolluar.
Ndërsa thotë të jenë pranuar mirë nga vendësit dhe se deri tani nuk ka ndodhur të ketë pranuar ndonjë ankesë nga banorët e këtushëm.
Imami gjen kohë dhe organizon takime të rregullta për të rinjtë dhe ligjërata të rregullta të premteve dhe të dielave dhe ofron mësim besimi të rregull për 45 nxënës shqiptarë. “Në xhaminë tonë kontribuojmë edhe në ruajtjen e gjuhës dhe traditës kombëtare”, tregon Bunjaku.
Xhamia ku shërben Bunjaku organizon aksione humanitare, ndërsa donacionet e mbledhura dërgohen në vendlindje për të varfrit dhe fëmijët jetimë.
Bunjaku e ka përcjellë më tej pasionin për profesionin e tij si imam. 3 fëmijët e tij që nga mosha 4-vjeçare, pos shqipes e kanë mësuar edhe alfabetin arab.
Pa paragjykime nga kolegët e punës
I tërë ekipi në firmën “Weber Dach Ag” ku punon imami shqiptar janë jomyslimanë, por gjithmonë ka gjetur mirëkuptim të ndërsjellë me të gjithë. „Të gjithë e dinë se dita e premte është ditë veçantë për mua dhe gjithmonë flasim për fenë dhe asnjëherë nuk kam hasur në ndonjë paragjykim të tyre për mua“, thotë Bunjaku. Madje atyre iu vjen keq edhe kur ndodhin ngjarje të hidhura që lidhen me islamin.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFahredin Bunjaku
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Imam dhe mjeshtër i pullazeve
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës