Lajme
Studim i OBSH-së: Antibiotikët po keqpërdoren
Studimi i fundit i OBSH, i bërë në 14 vende, përfshirë edhe Shqipërinë ka faktuar se antibiotikët po keqpëroren.
Një anketë me 525 persona në vendin tonë referoi se 51% e tyre kishin përdorur antibiotik vitin e fundit, shifër kjo mbi mesataren e grupit të vendeve anëtare te BE të përfshira në studim.
Nga personat që kishin përdorur antibiotik 15% i kishin blerë në farmaci pa recetën e mjekut, ndërsa 1% kanë marrë antibiotikë referuar recetave të mëparshme.
Ekspertët nxorën në pah se nga të gjithë të anketuarit në 14 vende në 67% të rasteve antibiotikët janë dhënë nga mjeku, për ftohje, grip, dhimbje fyti dhe kollë, raste këto që sipas ekspertëve nuk duhen trajtuar me antibiotik pasi nuk bëjnë efekt.
Edhe më alarmant bëhet fakti që qytetarët nuk kanë asnjë dijeni mbi riskun që ju sjell përdorimi pa kriter i antibiotikëve, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Në këto kushte, ekspertët e shëndetësisë botërore bëjnë me dije se zhvillimi dhe përhapja e superbaktereve po përshpejtohet nga keqpërdorimi i antimikrobikëve, duke i bërë infeksionet më të vështira për t’u trajtuar në mënyrë efektive.
Ata thonë se nëse nuk kryhet ndërhyrje e menjëhershme, vdekjet si pasojë e rezistencës antimikrobike pritet të shkojnë deri në 10 milionë në vit në 2050
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor