Futboll

Muriqi në mesin e top 3 golashënuesve më të mirë të UEFA nations League

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në historinë e UEFA Nations League. Në ndeshjen e fundit përballë Qipros, Muriqi shënoi dy gola, duke arritur kështu në totalin prej 10 golash.

Këto dy gola e kanë renditur Muriqin në top tre të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në UEFA Nations League.

Ai ka tejkaluar Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 9 gola në këtë garë. Muriqi ndan pozitën e tretë me Romelu Lukakun, që gjithashtu ka arritur 10 gola.