Futboll

Reagon Muslija, kërkon falje

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në kampin dardan.

Ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe Arijanet Muric ishin përjashtuar nga grumbullimi shkaku i thyerjeve të rregullave brenda kampit, të vendosura nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Florent Muslija ka shkruar në “InstaStory” se e pranon fajësinë dhe siguron që nuk do të ndodhë më, transmeton albinfo.ch.