Lajme

Norma referencë e interesit për qiratë mbetet në nivelin 1.75 për qind

Që nga 2 dhjetori 2023 interesi referencë ka qenë 1.75 për qind dhe të hënën Zyra Federale e Strehimit (BWO) njoftoi se norma do të mbetet në këtë nivel, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se qiratë nuk do të rriten në të ardhmen e afërt bazuar vetëm në normën e interesit.
Megjithatë, faktorë të tjerë të kostos mund të rrisin qiratë, pavarësisht nga norma e referencës. Ato përfshijnë rritje të inflacionit, si dhe kosto më të larta të mirëmbajtjes dhe funksionimit të pronës.
Rregullimi i radhës i normës së referencës është planifikuar për 2 dhjetor 2024.