Lajme
Grupi botues “Tamedia” shkurton 200 vende pune në Zvicër
Dy shtypshkronja do të mbyllen: vetëm ajo në Bernë do të mbetet aktive
Grupi botues njofton eliminimin e 200 vendeve të punës në sektorin e shtypshkronjës dhe 90 në redaksi.
TX Group ka njoftuar se filiali i saj Tamedia do të shkurtojë rreth 200 vende pune me kohë të plotë në industrinë e shtypit, si dhe 90 pozicione editoriale. Kompania Holding shpjegoi se nuk është më në gjendje të financojë tri fabrika printimi, prandaj planifikon të mbyllë atë në Bussigny, në kantonin Vaud, në fund të marsit dhe atë në Zyrih deri në vitin 2026. Proceset e printimit do të centralizohen në Bernë.
Do të reduktohet edhe prodhimi dixhital. Grupi më i madh botues zviceran synon të fokusohet në katër marka: “Tages-Anzeiger”, “Berner Zeitung”, “Basler Zeitung” dhe në Zvicrën perëndimore në “24 Heures”. Oferta në letër të shtypur ruhet.
Detajet e ristrukturimit dhe planit social që do të vihet në konsultim do të bëhen të ditura në komunikimet e radhës të detajuara të premtuara nga menaxhmenti. Parashikohet mundësia për pension të parakohshëm.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës