Lajme

SBB planifikon të heqë dorë nga softueri rus

Hekurudhat Federale të Zvicrës thotë se duan të heqin qafe softuerin rus që e përdorin prej disa vjetësh, por ka mungesë të talenteve vendase.

Vitin e kaluar SBB mori vendim për ndryshim nga kompania ruse Infotrans.

Softueri i tij përdoret për të gjurmuar lëvizjen e trenave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ajo duhej të merrte një përjashtim nga qeveria pas vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Kompania thekson se asnjë informacion nuk është transferuar në Rusi.

Por, masa po rezulton më komplekse dhe më e shtrenjtë se sa pritej, pasi ka pak opsione brenda vendit – por tre milionë franga janë caktuar për ndryshimin.

Synimi është që deri në fund të vitit të ardhshëm të jetë pa softuerin rus.