Gruaja

Arbnora Aliu, kryetare e re e shoqatës „Studenti”

  • Arbnora Aliu, kryetare e re e shoqatës „Studenti”

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • Kryesia e re "Studenti"

  • Vjosa Ismaili

Studentët shqiptarë kanë zgjedhur të mërkurën në mbrëmje në Cyrih kryesinë e re të organizatës së tyre “Studenti”, e cila grumbullon qindra studentë shqiptarë që studiojnë në fakultete të ndryshme në Universitetin e Cyrihut, po edhe në atë të ETH-së.

Tash e tutje shoqatën „Studenti” në Cyrih do ta udhëheqë Arbnora Aliu, studente e shkencave edukative, me origjinë nga Struga.

Arbnora Aliu, e cila është në përfundim të studimeve, ka zëvendësuar Vjosa Ismailin, e cila ka qenë në krye të kësaj organizate studentore për dy vjet.

Për të udhëhequr organizatën me më së shumti studentë shqiptarë në Zvicër nuk është edhe lehtë, kështu të paktën mendon Vjosa Ismaili, e cila për dy vjet e kishte këtë barrë dhe kishte sjellë një  frymë të re dhe më aktive të organizimit të shoqatës.

„Misioni im ka qenë i suksesshëm, ngase gjithnjë e më shumë studentë shqiptarë i janë bashkuar shoqatës sonë. Ishte i suksesshëm edhe udhëtimi i kryesisë në Shqipëri, që ishte edhe si ide që doli nga „Studenti”, thotë kryetarja e deritanishme e „Studentit”.

Vjosa Ismaili thotë se shoqata “Studenti” mbetet shoqata më e organizuar e studentëve shqiptarë në Zvicër.

“Ne kemi një imazh të mirë karshi studentëve. Kemi 15 vjet që funksionojmë pa ndalur dhe mbetemi shoqata më e madhe studentore”, shprehet për albinfo.ch Ismaili.

“Të jesh në krye të një organizate kaq të madhe studentore do të duhet më shumë përgjegjësi”, thotë Arbnora Aliu, kryetare e re e shoqatës “Studenti” për albinfo.ch.

“Kuptohet se është përgjegjësi e madhe, por me kryesinë do t’ia dalim t’i kryejmë detyrat tona, për të cilat morëm besimin e anëtarëve të shoqatës. Mbi 100 studentë kemi arritur t’i regjistrojmë në faqen tonë, numër ky që ka mundur të jetë më i madh, por megjithatë ne jemi të kënaqur dhe do të punojmë për rritjen e numrit të tyre. Megjithatë është sukses, ngase për një vit kemi krijuar një data bazë të tillë studentore”, thotë kryetarja e re e shoqatës “Studenti”, Arbnora Aliu Veseli.

Para se të vijë në krye të organizatës së studentëve, Arbnora ka qenë në kryesi, duke u marrë me organizime, e që i ka ndihmuar të jetë në kontakt gjithmonë me studentët shqiptarë.

Ajo thotë se do të angazhohet që të bashkëpunojnë me organizatat e tjera studentore zvicerane.

Por, për objektiv megjithatë kanë krijimin e një organizate obrellë të shoqatave të studentëve shqiptarë në Zvicër.

“Rrjetëzimi i tillë ka për qëllim që t’i ndihmojë studentët shqiptarë që të jenë më të organizuar në ato universitete dhe fakultete ku nuk ka shoqata studentësh”, tha kryetarja e shoqatës “Studenti”.
Tashmë kontaktet e para me shoqatat e tjera janë realizuar, bën të ditur Arbnora, e cila po punon si asistente në një projekt studimor në fakultetin që ka studiuar.

Kryesia e re e shoqatës „Studenti” do ta zhvillojë tutje projektin „Dituria +”, që ka për qëllim që studentët shqiptarë të ndihmojnë nxënësit shqiptarë të klasave 5-9 që ata të arrijnë rezultate të mira në shkollën fillore.

Në kryesi janë zgjedhur edhe studenti i makinerisë, Vigan Ismaili, të cilit i kanë besuar financat, në komunikim dhe marketing mbetet Jetmir Behluli, ndërsa për të zhvilluar projektin „Dituria +” është zgjedhur Qendrim Shtufi, e me organizime të aktiviteteve të studentëve do të merret Fisniku.

Jetmir Behluli thotë se përkundër angazhimeve të shumta të studimeve, gjen kohë të jetë aktiv edhe në shoqatë.

„Kanë mbetur shumë punë, por duhet kohë sidomos për regjistrimin e të gjithë studentëve, që mbetet sfidë për shoqatën „Studenti”, thotë Behluli.

Shoqata „Studenti” funksionon tash e 15 vjet dhe puna e saj kryesore është vendosja e lidhjeve në mes të studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet dhe shkollat e larta të Cyrihut.
Prezantimi dhe afirmimi i kulturës shqiptare këtu është po ashtu njëri nga misionet e shoqatës.

Shoqata “Studenti” bën organizime të ndryshme gjatë vitit, ndërsa si organizime tradicionale te kjo shoqatë është bërë “Sofra studentore” që mbahet në pranverë. Pastaj në shtator mbahet organizimi “Old meet young”, ku studentët e vjetër takojnë “brucoshët”. Në vjeshtë mbahet edhe një ligjëratë me një temë të caktuar mbi çështjet shqiptare, si dhe festa “28 Nëntori”. Por këtyre organizimeve këtë vit i është shtuar edhe organizimi i një mbrëmje filmi. Po ashtu si aktivitet është shtuar edhe takimi i rregullt i studentëve në „bqm Treff”.