Kosova
Ferizaj hap zemrën për të mirëpritur diasporën
Aktivitetet kushtuar diasporës po zhvillohen përmes bashkëpunimit të Komunës me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Në zemrën e Kosovës, Ferizaj po hap dyert dhe të mirëpresë diasporën e saj me ngrohtësi dhe dashuri. Nën udhëheqjen e kryetarit Agim Aliu, qyteti ka hartuar një plan të detajuar për të ofruar një eksperiencë të paharrueshme për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror. Përmes një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe shoqërore, Komuna e Ferizajt synon të forcojë lidhjet mes komunitetit lokal dhe diasporës, duke krijuar mundësi për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.
E gjithë festa ka nisur me koncertin e madh të datës 28 korrik, një koncert spektakular që ka sjellë së bashku grupe dhe artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë. Ky event ishte një festë e muzikës dhe kulturës shqiptare, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit.
I konsideruar si një nga qendrat kryesore të biznesit në Kosovë, Ferizaj që ndodhet në qendër të Kosovës për këtë verë ka paraparë edhe nisjen e Panairit të Bizneseve Artizanale, ku do të prezantohen veshjet kombëtare dhe produkte tradicionale artizanale. Sipas Komunës së Ferizajt, ky panair ndërthur mundësinë për të promovuar dhe mbështetur artizanët lokalë, për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe synimin kryesor është që të rinjtë nga diaspora ta njohin traditën e veshjet e vendit nga vijnë.
Vizita bjeshkëve të Jezercit
Bjeshkët e Jezercit janë një ndër thesaret kryesore jo vetëm të Ferizajt, por të gjithë Kosovës, andaj gjatë 2024-ës kosovarët që jetojnë jashtë do të kenë mundësi të njihen me to. Sipas kreut të Ferizajt, Agim Aliut, ky është një aktivitet që do t’u mundësojë të rinjve ferizajas që vijnë nga diaspora për të eksploruar bukuritë natyrore të vendit të tyre. E mes tjerash, do të jetë edhe një mundësi e artë për t’u njohur e ndarë idetë e planet e tyre edhe me bashkëkombësit e tyre që jetojnë në Kosovë.
Vera 2024 do të jetë më e lirë për diasporën e kësaj komune, ose për ata të cilët duan të njohin e të shohin vendet turistike të kësaj komune, kjo do të bëhet falas. Aliu ka thënë për Albinfo.ch se të gjitha vizitat në vendet kryesore turistike të Ferizajt do të jenë falas, dhe kjo, sipas tij, bëhet për të ofruar një eksperiencë unike dhe informuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Shërbimet administrative dhe përmirësimi i infrastrukturës
Tashmë është bërë e zakonshme që mërgimtarët shfrytëzojnë kohët e pushimeve të verës për të kryer edhe punët e tyre administrative, siç janë vazhdimi i pasaportave dhe obligimeve të tjera administrative që ata i marrin në atdhe. Andaj gjatë periudhës së fluksit të madh të mërgimtarëve, Komuna e Ferizajt do të ofrojë shërbime administrative edhe ditëve të shtuna dhe do të zgjasë orarin e punës për plus 2 orë për të lehtësuar proceset administrative për diasporën.
Ndërkohë, janë marrë edhe masat për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike, duke përfshirë zgjidhje alternative për trafikun për të shmangur kolonat e gjata. Ferizaj këtë radhë ka rritur edhe numrin e punëtorëve mjekësorë për të përballuar çdo fluks të madh, duke garantuar një qëndrim të sigurt dhe të shëndetshëm për diasporën.
Investimet dhe bashkëpunimi me diasporën
Ferizaj ka paraparë edhe disa aktivitete të veçanta për nder të diasporës: Siç janë tryeza me diasporën; një tryezë e posaçme, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme për diasporën, duke krijuar një dialog të hapur mes përfaqësuesve të diasporës dhe komunitetit lokal. E po ashtu do të ketë edhe takime individuale të quajtura “B2B”, përmes të cilave bizneset e diasporës do të kenë mundësinë të lidhin marrëveshje dhe të bashkëpunojnë me bizneset vendore.
Për të nxitur investimet nga diaspora, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në këtë komunë është në fazën e hartimit të një baze të dhënash me informacione mbi bizneset e diasporës, duke krijuar mundësi për investime dhe bashkëpunim. Nga Komuna e Ferizajt kanë thënë për Albinfo.ch se përmes projektit të promovimit të bizneseve dhe vendeve turistike me trashëgimi kulturore, komuna synon të bëjë më tërheqëse kulturën dhe traditat vendase për diasporën.
E gjitha kjo do të bëhet përmes bashkëpunimit të Komunës me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, për të përmirësuar përvojën e diasporës gjatë qëndrimit në Ferizaj. Komuna ka krijuar portalin për turizëm, www.visit-ferizaj.com, dhe Qendrën Digjitale të Turizmit në qendër të qytetit, për të ofruar informacion dhe ndihmë për diasporën.
Përmes këtyre iniciativave dhe aktiviteteve të larmishme, Komuna e Ferizajt synon të krijojë një ambient mikpritës dhe të përkrahë zhvillimin e vazhdueshëm të lidhjeve kulturore dhe ekonomike mes diasporës dhe komunitetit lokal.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës