Kosova

Këto janë tarifat e reja për pajisje me dokumente në ambasadat e Kosovës në botë

Ministria e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se që nga data 22.07.2024 është marrë vendimi për uljen e tarifave për shërbimet konsullore në ambasadat e Kosovës.

MPJD njofton se janë tre kategori të shteteve dhe për secilën prej tyre ka pasur ulje të tarifave të shërbimeve.

Në kategorinë e parë janë shtetet si Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Australia.

Në këto shtete pajisja me letërnjoftim biometrik do të kushtojë 30 euro nga 50 sa ishte më parë. Pajisja me pasaportë për personat mbi moshën 18-vjeçare do të kushtojë 100 euro nga 150 sa ishte. Pajisja me pasaportë për personat nën moshën 18-vjeçare do të kushtojë 60 euro nga 100 sa ishte më parë. Certifikata e lindjes, shtetësisë, martesës, vendbanimit, gjendjes martesore dhe bashkësisë familjare do të kushtojë 5 euro, nga 30 sa ishte më parë.

Fitimi i shtetësisë së Kosovës për personat mbi moshën 18-vjeçare do të kushtojë 180 euro nga 370. Fitimi i shtetësisë së Kosovës për personat nën moshën 18-vjeçare do të kushtojë 80 euro nga 200 sa ishte më parë.

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të kushtojë falas për të dy kategoritë nga 370 sa ishte për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe 200 euro për personat nën moshën 18-vjeçare.

Humbja e shtetësisë së Kosovës do të kushtojë 1350 euro për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe 750 euro për personat nën moshën 18-vjeçare. Këtu ka rritje të tarifave ngase humbja e shtetësisë për personat mbi moshën 18-vjeçare kushtonte 670 euro dhe humbja e shtetësisë nga personat nën moshën 18-vjeçare ishte 370.

Vendosja dhe vulosja e fotos në certifikatë do të jetë falas nga 15 euro sa ishte më pare dhe vërtetimi për pension po ashtu do të jetë falas  nga 30 euro sa kushtonte më parë.

Në kategorinë e dytë janë Gjermania, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Belgjika dhe Holanda.

Në këto shtete pajisja me letërnjoftim biometrik do të kushtojë 20 euro nga 40 sa ishte më parë. Pajisja me pasaportë për personat mbi moshën 18-vjeçare do të kushtojë 70 euro nga 100 sa ishte. Pajisja me pasaportë për personat nën moshën 18-vjeçare do të kushtojë 50 euro nga 80 sa ishte më parë. Certifikata e lindjes, shtetësisë, martesës, vendbanimit, gjendjes martesore dhe bashkësisë familjare do të kushtojë 3 euro, nga 20 sa ishte më parë.

Fitimi i shtetësisë së Kosovës për personat mbi moshën 18-vjeçare do të kushtojë 170 euro nga 300. Fitimi i shtetësisë së Kosovës për personat nën moshën 18-vjeçare do të kushtojë 70 euro nga 150 sa ishte më parë.

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të kushtojë falas për të dy kategoritë nga 250 sa ishte për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe 100 euro për personat nën moshën 18-vjeçare.

Humbja e shtetësisë së Kosovës do të kushtojë 920 euro për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe 520 euro për personat nën moshën 18-vjeçare. Këtu ka rritje të tarifave ngase humbja e shtetësisë për personat mbi moshën 18-vjeçare kushtonte 450 euro dhe humbja e shtetësisë nga personat nën moshën 18-vjeçare ishte 250.

Vendosja dhe vulosja e fotos në certifikatë do të jetë falas nga 10 euro sa ishte më pare dhe vërtetimi për pension po ashtu do të jetë falas  nga 20 euro sa kushtonte më parë.

Në kategorinë e tretë janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Bullgaria.

Në këto shtete pajisja me letërnjoftim biometrik do të kushtojë 20 euro nga 30 sa ishte më parë. Pajisja me pasaportë për personat mbi moshën 18-vjeçare do të kushtojë 50 euro nga 80 sa ishte. Pajisja me pasaportë për personat nën moshën 18-vjeçare do të kushtojë 30 euro nga 60 sa ishte më parë. Certifikata e lindjes, shtetësisë, martesës, vendbanimit, gjendjes martesore dhe bashkësisë familjare do të kushtojë 1 euro, nga 10 sa ishte më parë.

Fitimi i shtetësisë së Kosovës për personat mbi moshën 18-vjeçare do të kushtojë 160 euro nga 230. Fitimi i shtetësisë së Kosovës për personat nën moshën 18-vjeçare do të kushtojë 60 euro nga 110 sa ishte më parë.

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të kushtojë falas për të dy kategoritë nga 200 sa ishte për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe 80 euro për personat nën moshën 18-vjeçare.

Humbja e shtetësisë së Kosovës do të kushtojë 700 euro për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe 400 euro për personat nën moshën 18-vjeçare. Këtu ka rritje të tarifave ngase humbja e shtetësisë për personat mbi moshën 18-vjeçare kushtonte 330 euro dhe humbja e shtetësisë nga personat nën moshën 18-vjeçare ishte 180.

Vendosja dhe vulosja e fotos në certifikatë do të jetë falas nga 5 euro sa ishte më pare dhe vërtetimi për pension po ashtu do të jetë falas  nga 10 euro sa kushtonte më parë.