Muzikë
Francë: Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, vazhdon të korrë suksese
Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, vazhdon sukseset e saj, ku edhe është dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” nga Ministria e Kulturës në Francë, përcjell albinfo.ch.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron sopranon shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e saj, për dekorimin me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë.
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe këngëtari italian i operës, Roberto Scandiuzzi, i shquar për zërin e tij të kumbueshëm bass, janë dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” nga Ministria e Kulturës në Francë.
“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të mrekullueshëm, karrierën e të cilëve ne e kemi ndjekur prej dekadash!”, shkruhet në faqen zyrtare të “Backstage Opera Management”.
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka performuar në operat me prestigjioze të botës, duke përfshirë “Royal Opera” në Londër, “Metropolitan Opera” në Nju Jork, “Berliner Statsoper”; Paris Champs Elysees, Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice, Teatri Capitoul de Toulouse etj.
Këngëtari italian i operës, Roberto Scandiuzzi, shquhet për zërin e tij të fuqishëm bass dhe interpretimet e shumta në skenat botërore, dhe një karrierë të gjatë mbi 40-vjeçare.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor